Në Kuvendin e Kosovës kanë arritur shkresat e dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe. Lajmin e ka konfirmuar Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se deputetët do të zëvendësohen dhe për këtë do t’i drejtohet presidentes Vjosa Osmani.
“Ligji thotë që karakteri i dorëheqjes së tyre është i parevokueshëm, natyra e dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe, do ta procedojmë sipas ligjit. Ligji i Republikës së Kosovës thotë që ata duhet të zëvendësohen. Do t’i drejtohem presidentes e pastaj procedura të tjera thonë që presidentja t’i drejtohet KQZ-së, e pastaj KQZ i përgjigjet presidentes me propozimet e reja të cilat me sa e di unë prapë vijnë nga e njëjta listë, prapë vijnë nga i njëjti grup parlamentar. Nëse ata refuzojnë, tjerët të cilët janë me radhë, procedura përsëritet derisa të plotësojmë vendet e reja në kuvend”.
Konjufca më tej tha se më këto dorëheqje, nuk ka ndodh kurrfarë rrezikimi i rendit të Kushtetutës së Kosovës.
“Krejt çka ka ndodh është një dorëheqje më e madhe sepse nuk kemi pasur një të tillë kurrë në kuvendin e Kosovës. S’ka kurrfarë hendeku kushtetues, me këto dorëheqje s’preket aspak rendi kushtetues i Kosovës. Pse në kuvend përkohësisht do të jenë 110 deputetë, kjo nuk është aspak antikushtetuese, këto i parasheh kushtetua si mundësi dhe i sqaron të gjitha procedura për zëvendësimin e tyre, s’jemi në një krizë kushtetuese. Pas kësaj dorëheqje jemi në procedura normale të zëvendësimit të tyre”, tha Konjufca.
Lajmi kryesor:
Pas largimeve nga qeveria dhe komunat, ‘Lista Serbe’ dorëzon mandatet, deputetët serbë braktisin kuvendin e Kosovës, 'paralizohet' edhe sistemi gjyqësor në veri
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3019
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vuçiç krahason veten me Biden në OKB: Edhe unë mund të flas 20 minuta si ai/ Presidenti i Serbisë irritohet me thirrjet: Kosova, Kosova, Kosova
23 Shtator, 08:48
-
Deputetët dhe ambasadori i Hungarisë flasin për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE
16 Shtator, 14:44
-
Pas bllokadës serbe, hapen të gjitha pikat kufitare në Kosovë! Sveçla: Ekstremistët e maskuar u larguan! Osmani: Serbia kërkon tensione me bandat kriminale (VIDEO)
7 Shtator, 07:37
-
Ministri i Jashtëm turk paralajmëron Kurtin: Prania e gylenistëve në Kosovë, shqetësuese për ne! Problemet Kosovë-Serbi zgjidhen me dialog
6 Shtator, 16:00
-
Kosovë/ Albin Kurti në SHBA për Konventën Kombëtare Demokratike
19 Gusht, 16:37
-
Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë
31 Korrik, 16:19
-
Borrell takohet me Gjuriçin, kërkon angazhim në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi
17 Korrik, 21:25
-
Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë së shpejti drejt hapjes
31 Maj, 12:19
-
Përplasja Kosovë-Serbi në OKB/ Tritan Shehu në 'Studio Live': Krimet duhen dënuar! Eksperti: Putin po mbulon krimet e serbëve
22 Prill, 18:46
-
Oda Amerikane: Bllokimi i qytetarëve të Kosovës nga Serbia pengon stabilitetin rajonal
17 Prill, 18:06
-
Qeveria i bën thirrje Listës Serbe 'të mos ushtrojë presion ndaj serbëve' për votimin në veri
8 Prill, 20:28
-
SHBA dhe BE kritikojnë vendimin e Listës Serbe për bojkotimin e referendumit në veri
8 Prill, 20:02