Tensionet me Rusinë, ministria e Jashtme e Kosovës thirrje qytetarëve: Mos udhëtoni drejt Ukrainës! Të largohen sa më parë ata që ndodhen atje

Tensionet me Rusinë, ministria e Jashtme e Kosovës thirrje qytetarëve: Mos udhëtoni drejt Ukrainës! Të largohen sa më parë ata që ndodhen atje

Ministria e Jashtme e Kosovës

Ministria e Jashtme dhe e Diasporës i ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës që të largohen sa më parë nga Ukraina. Ministria në njoftim shprehet se tashmë nuk mund të përjashtohet fillimi i një konflikti të armatosur. Më tej, institucioni i shtetit i bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë drejt Ukrainës.

"MPJD iu bën thirrje qytetarëve kosovarë të largohen sa më parë nga Ukraina. Pas rritjes dramatike të tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, të shkaktuara nga prania dhe lëvizjet e mëdha të trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën, tashmë nuk mund të përjashtohet më, fillimi i një konflikti të hapur të armatosur.Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës iu bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos udhëtojnë drejt Ukrainës dhe nëse ndodhen atje, të largohen sa më parë. Për informacione aktuale dhe ndihmë konkrete, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Pragë në numrin: + 420 257 217 775 ose në adresën e emailit: [email protected]"-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Në një kohë kur shërbimet e inteligjencës së SHBA-së dhe presidenti amerikan Joe Biden kanë paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë Ukrainën javën që vjen, edhe Shqipëria u ka bërë thirrje dje shtetasve të saj që të largohen sa më parë nga Ukraina. Në një njoftim zyrtar, Ministria e Jashtme, thekson se po ndjek me vëmendje zhvillimet pranë kufirit ukrainas, dhe duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase