Një astronaut nga SHBA-ja dhe dy kozmonautë nga Rusia do të kthehen në tokë së bashku pavarësisht tensioneve në rritje midis dy vendeve për Ukrainën.
Një kapsulë ruse Soyuz që mban astronautin e NASA-s Mark Vande Hei dhe kozmonautët Anton Shkaplerov dhe Pyotr Dubrov pritet të zbresë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) në orën 06:45 GMT dhe të ulet në Kazakistan katër orë më vonë.
Udhëtimi i përbashkët në shtëpi vjen mes pasigurisë në rritje për fatin e bashkëpunimit SHBA-Rusi në hapësirë, shkruan BBC.
Më 25 shkurt, një ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, Dmitry Rogozin, drejtori i përgjithshëm i agjencisë ruse të hapësirës, akuzoi SHBA-në për përpjekje për të "shkatërruar" bashkëpunimin në ISS.
NASA, megjithatë, tha se do të vazhdojë të punojë me të gjithë partnerët e saj ndërkombëtarë, përfshirë Rusinë, dhe se sanksionet e eksportit vazhdojnë ta lejojnë atë të punojë me Rusinë.

Lajmi kryesor:
Moska 'ngrin' shpresat për armëpushim: Asnjë lajm premtues nga bisedimet e paqes në Stamboll! Inteligjenca amerikane: Putin po keqinformohet për luftën! Rusët nisin tërheqjen nga Çernobili












