Luftimet në Gaza e përplasjet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar reagime në shumë shtete pro Izraelit apo pro Palestinës.
Në një protestë të organizuar në Bruksel rreth 100 protestues pro palestinezë janë mbledhur për të shprehur zemërimin e tyre para ambasadës izraelit në Bruksel. Për rreth një orë protestuesit kënduan dhe valëvitën paqësisht flamuj palestineze.
“Ndihem sikundër çdo njeri do të ndihej. Zemërim, inat, dëshpërim, të pashpresë”, u shpreh Nadine Naffah, një mbështetëse palestineze në protestën në Bruksel.
Rreth 4.000 njerëz u mblodhën përpara ambasadës izraelite në Kopenhagen për të protestuar kundër operacioneve ushtarake izraelite në territoret palestineze dhe policia daneze përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë pjesëmarrësit pasi një grup i vogël protestuesish përdorën gurë dhe fishekzjarrë kundër policisë.
Edhe në Stamboll ka pasur protesta ku rreth 300 myslimanë në Stamboll mbajtën një lutje simbolike për palestinezët e vrarë në përshkallëzimin e fundit të dhunës në Jerusalem dhe Rripin e Gazës.
Mijëra myslimanë të udhëhequr nga aktivistë nga një parti politike islamike demonstruan të premten në kryeqytetin e Bangladeshit për të denoncuar sulmet e Izraelit në Gaza.
Një tubim është mbajtur edhe në Melburn të Australisë . Ku mijëra qytetarë u grumbulluan për të kërkuar ndaljen e konfliktit.
Solidaritet e mbështetje ka pasur edhe për Izraelin nga shtete të ndryshme sikundër SHBA, Ukraina apo Austria.
Huge turnout at the Free Palestine rally and Al Nakba commemoration in Sydney #SaveSheikhJarrah pic.twitter.com/Hn96wT1lvq
— Zac Crellin (@zacrellin) May 15, 2021