Tregjet e naftës kanë pësuar një tronditje, pasi sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit  (që prej 28 shkurtit) rrezikojnë të ndërpresin furnizimin global me naftë bruto, duke nxitur potencialisht një rritje të ndjeshme të çmimeve.

Kjo gjë mund të ndjehet edhe në ekonominë e vogël e Shqipërisë për shkak të varësisë që ka nga mallrat e importuara, ndaj Konfederata e Industrive të Shqipërisë përmes një reagimi zyrtar shprehet se ekzekutivi të marrë masat e domosdoshme ligjore, veçanërisht në tregun e karburanteve.

Sipas tyre duhen marrë masat ligjore në drejtimin rregullator të konkurencës në treg për të shmangur rrezikun e rikthimit të spekullimeve të çmimit të karburanteve si në rastin e krizës së luftës në Ukrainë në vitet 2021-22.

Njoftimi i plotë:

Konfindustria, duke u nisur nga pasojat e paparashikuara të luftës në Gjirin Persik në ekonomi kërkon, që ekzekutivi të marrë masat e domosdoshme ligjore, sidomos në tregun e karburanteve.

Së pari, duhet kontrolluar zbatimi i ligjit në kompanitë e karburanteve për sigurimin e rezervës strategjike 3 mujore.

Së dyti, duhen marrë masat ligjore në drejtimin rregullator të konkurencës në treg për të shmangur rrezikun e rikthimit të spekullimeve të çmimit të karburanteve si në rastin e krizës së luftës në Ukrainë në vitet 2021-22.

Së treti, kërkojmë, që qeveria të përgatisi një paketë ligjore me synim uljen e barrës fiskale në rast të rritjes së fortë të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Çmimi i naftës ka dhënë shenjat e menjëhershme të rritjes në bursë, duke e bërë të pashmangshme pasyrimin edhe në tregun vendor. Koha e zgjatjes së luftës është e paqartë.

Gjergj Buxhuku

Administrator i Përgjithshëm