Tensionet në Kosovë, Meta: Tendencë e Putin për tensione, rrezikohet paqja në rajon

Tensionet në Kosovë, Meta: Tendencë e Putin për tensione, rrezikohet paqja në rajon

1667581289_WATERMARKREPORTtv.00511503.Still014.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për tensionet në Kosovë. Meta thotë se mbështesin cdo vendim të Kosovës për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues të vendit.

Meta thotë se largimi i Listës Serbe nga institucionet e Kosovës është një lojë e rrezikshme që rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon.

“Tensionimi i situatës në komunat veriore të Republikës së Kosovës dhe dirigjimi i këtij tensionimi nga struktura kriminale, që komandohen nga Beogradi, është një lojë tepër e rrezikshme për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Kjo situatë përkon me tendencën e vazhdueshme të Rusisë së Putinit për të përshkallëzuar luftën agresive në Ukrainë dhe tërheqjen e vëmendjes së opinionit botëror me krijimin e tensioneve dhe vatrave të reja të krizës në vende të ndryshme të botës.

Mbështesim çdo veprim të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, për të mbrojtur rendin demokratik e kushtetues të vendit dhe bëjmë thirrje për ulje të tensioneve. Qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të së drejtës legjitime të shtetit të Kosovës për të zbatuar rendin dhe ligjin në tërë territorin e Republikës.

Bëjmë thirrje që drejtuesit shtetërorë dhe institucionalë të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA, BE dhe NATO të gjejnë zgjidhjen e duhur për problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke zbatuar marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Të gjithë me vetëpërmbajtje, durim dhe largpamësi duhet t'i shërbejnë forcimit të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe perspektivës europiane të shtetit të Kosovës dhe rajonit tonë”, shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Largimi i Listës Serbe nga institucionet në Kosovë, reagon politika shqiptare! Xhaçka: Akt përshkallëzimi! Berisha: Vuçiç, rrezik serioz për rajonin! Meta: Tendencë e Putin për tensione


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen