Në veri të Kosovës situata është e tensionuar prej 6 ditës, ku disa serbë bllokojnë pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut për shkak të reciprocitetit të targave. Protestuesit serbë në disa vende kanë ngritur edhe barrierë zhavorri, ndërsa Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur nga serbët që kundërshtojnë këtë vendim të qeverisë së Kosovës.
Për situatën në veri të Kosovës, Report Tv kontaktoi me NATO-n, të cilat iu përgjigjen me të njëjtën deklaratë që dhanë për situatën ku kërkojnë uljen e tensioneve mes dy palëve, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të dialogojnë.
“NATO bën thirrje për ulje të tensioneve në veri të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të ushtrojnë përmbajtje, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të dialogoni. Mandati KFOR-it mbetet për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet", shkruan në deklaratën e NATO-s.
Për situatën në veri ka pasur edhe provokime nga Serbia , e cila ka sjellë afër kufirit forcat ushtarake dhe avion luftarakë patrullojnë në ajër, ndërsa nga ana tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se këto janë provokime të Vuçiç po tentojnë të nxisin konfliktin rajonal. Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u bën thirrje ndërkombëtarëve që mos t'i injorojnë sulmet por të ndalojnë regjimin e Vuçiçit.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.4%
-
Jo
52.3%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 1182
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri, kryeministri Albin Kurti e konfirmon: Do shërbejë Policia Kufitare!
25 Nëntor, 12:11
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor, 09:49
-
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e Trump
24 Nëntor, 17:30
-
Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht
24 Nëntor, 17:21
-
Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
24 Nëntor, 17:00
-
Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë
24 Nëntor, 12:42
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
-
Protestat kundër Izraelit dhe NATO-s në Montreal, kryeministri Trudeau dënon dhunën
23 Nëntor, 22:08
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
BOKS/ Alban Beqiri dhe Besian Karaj kampion të Ballkanit për peshat 67 dhe 71 kg, fitojnë mes Serbisë
23 Nëntor, 15:57
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
23 Nëntor, 12:35