Tensionet në Kosovë, NATO i përgjigjet interesimit të Report Tv, konfirmon qëndrimin: Palët të ushtrojnë përmbajtje, garantojmë sigurinë për gjithë komunitetet

Tensionet në Kosovë, NATO i përgjigjet interesimit të Report Tv, konfirmon qëndrimin: Palët të ushtrojnë përmbajtje, garantojmë sigurinë për gjithë komunitetet

Në veri të Kosovës situata është e tensionuar prej 6 ditës, ku disa serbë bllokojnë pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut për shkak të reciprocitetit të targave. Protestuesit serbë në disa vende kanë ngritur edhe barrierë zhavorri, ndërsa Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur nga serbët që kundërshtojnë këtë vendim të qeverisë së Kosovës.

Për situatën në veri të Kosovës, Report Tv  kontaktoi me NATO-n, të cilat iu përgjigjen me të njëjtën deklaratë që dhanë për situatën  ku kërkojnë uljen e tensioneve mes dy palëve, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të dialogojnë.

“NATO bën thirrje për ulje të tensioneve në veri të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të ushtrojnë përmbajtje, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të dialogoni. Mandati KFOR-it mbetet për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet",  shkruan në deklaratën e NATO-s.

Për situatën në veri ka pasur edhe provokime nga Serbia , e cila ka sjellë afër kufirit forcat ushtarake dhe avion luftarakë patrullojnë në ajër, ndërsa nga ana tjetër  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se këto janë provokime të Vuçiç po tentojnë të nxisin konfliktin rajonal. Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u bën thirrje ndërkombëtarëve që mos t'i injorojnë sulmet por të ndalojnë regjimin e Vuçiçit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë