Këtë mëngjes, policia izraelite pengoi Patriarkun Latin të Jerusalemit, Kardinal Pizzaballa dhe drejtues të tjerë të Kishës Katolike të hynin në Kishën e Varrit të Shenjtë, ndërsa ata ishin duke shkuar për të kremtuar Meshën e së Dielës së Palmave.

"Të dy u ndaluan përgjatë rrugës, ndërsa po udhëtonin privatisht dhe pa asnjë konotacion procesioni apo ceremonial, dhe u detyruan të ktheheshin prapa",u njoftua nga Patriarkana e Jerusalemit.

Kjo situatë krijoi tensione, ndërsa autoritetet izraelite e shpjeguan vendimin duke deklaruar se masa ishte marrë për arsye sigurie.

Ministri i jashtëm italian thirri urgjent ambasadorin e Izraelit në Romë, për të dhënë shpjegime lidhur me këtë situatë.