Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po e shqyrton nëse do të arrijë një marrëveshje me Iranin apo do ta përshkallëzojë konfliktin, duke argumentuar se Uashingtoni tani kontrollon Ngushticën e Hormuzit.

"Pyetja e vetme është: A t'i shkatërroj ata - gjë që do të ishte shumë e lehtë për t'u bërë - apo të bëj një marrëveshje me ta? Ata nuk janë goditur kurrë kaq rëndë. Mbani mend, ne tani kontrollojmë Ngushticën e Hormuzit. Ata nuk marrin asgjë. Ne marrim gjithçka”, tha Trump në një intervistë telefonike me Fox News.

Ndërkohë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, paralajmëroi Iranin të mos i sfidonin pasi përgjigja e tyre do të ishte fatale.

"IDF është e përgatitur si për mbrojtje ashtu edhe për sulm. Ne kemi informacione se Irani dhe përfaqësuesit e tij mund të përpiqen të na sfidojnë për të prishur zgjedhjet. I paralajmëroj armiqtë tanë: mos e provoni, do të pësoni sulme joproporcionale, shumë më serioze nga sa mund ta imagjinoni", tha ai.