TIRANE – Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme ka reaguar ndaj tensioneve në Komunën Gjorge Petrov në Shkup pas vrasjes së të riut maqedonas nga një 18-vjeçar me etni shqitpare. Përmes një njoftimi zyrtar, minsitria dënon vrasjen e të riut maqedonas, por ndërkohë shpreh shqetësim ndaj përpjekjeve për ta shndërruar këtë akt kriminal në një konflikt etnik dhe sulm me baza urrejtjeje ndaj bashkësisë shqiptare
“Ngjarje të tilla, që provokojnë acarim të marrëdhënieve ndëretnike, në dëm të bashkëjetesës mes dy popujve, duhet të marrin përgjigjen e merituar nga i gjithë faktori politik dhe institucional në vend”, theksohet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Jashtme.
Më tej në njoftim, përshëndetet reagimi i shpejtë i autoriteteve maqedonase, ndërsa inkurajohet hetimi i plotë të ngjarjes si dhe vënia përpara drejtësisë e autorëve të vandalizmave dhe shkatërrimit të pronave të banorëve shqiptarë
Ragimi vjen për mbrëmjen e datës 19 maj ku një i ri 18-vjeçar i etnisë maqedonase është goditur me thikë nga një i dyshuar i etnisë shqiptare dhe si pasojë viktima ka humbur jetën. Situata ka precipituar më pas dhe banorë të kësaj zone kanë djegur dhe shkatërruar dyqane dhe prona të banorëve shqiptarë, duke hedhur madje edhe parulla si: “vdekje shqiptarëve”, “shfarosuni”, “qofshi të mallkuar”, “shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur” etj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com