Tensionet në Ukrainë, Zelensky kërkon takim me Putin për zgjidhjen e situatës! Boris Johnson: Rusia planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se Rusia po planifikon "luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945" dhe kjo sipas tij “janë të gjitha provat që e sugjerojnë”. Në një intervistë për BBC, Johnson tha se Rusia synon të rrethojë Kievin, ndërsa shtoi se kostot njerëzore në rast lufte do të jetë e madhe.

" Të gjitha shenjat janë se plani tashmë në disa kuptime ka filluar. Inteligjenca tregon se Rusia synon të nisë një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas Kiev. Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë," tha Johnson nga Mynihu, ku liderët botërorë po takohen për një konferencë vjetore të sigurisë.

Në rast lufte tha Johnson, Britani do të rriste sanksionet ndaj Rusisë “duke i bërë më të ashpra nga sa ishin sugjeruar më parë”.

Kryeministri tha se presidenti i SHBA Joe Biden u kishte thënë udhëheqësve perëndimorë të inteligjencës se forcat ruse nuk po planifikonin vetëm të hynin në Ukrainë nga lindja, nëpërmjet Donbasit, por nga Bjellorusia dhe zona përreth Kievit.

"Kam frikë të them se plani që ne po shohim është për diçka që mund të jetë me të vërtetë lufta më e madhe në Evropë që nga viti 1945 vetëm për sa i përket shkallës," tha kryeministri.

Njerëzit duhet të konsiderojnë jo vetëm humbjen e mundshme të jetës së ukrainasve, por edhe të "rusëve të rinj", shtoi ai.

Pas Boris Johnson, edhe nënpresidentja amerikane Kamala Harris Duke folur për mediat në Konferencën e Sigurisë në Munih, paralajmëroi të dielën për mundësinë shumë reale të luftës në Evropë. 

Vlerësimet më të fundit nga qeveria amerikane thonë se janë rreth 200 mijë trupa ruse të vendosur përgjatë kufirit të Ukrainës, si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusinë fqinje. Zyrtarët perëndimorë kanë paralajmëruar javët e fundit se Rusia mund të përgatitet për të pushtuar në çdo kohë, por Rusia i ka mohuar pretendimet, duke thënë se trupat po kryejnë stërvitje ushtarake në rajon.

Për situatën e rënduar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje të shtunën Presidentit rus Vladimir Putin për një takim dhe për përpjekje për një zgjidhje të krizës, por ende nuk ka dhënë përgjigje nga Kremlini.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:53
Tensionet Rusi-Ukrainë, SHBA ngre alarmin: Mundësi reale për luftë në Evropë

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, paralajmëroi të dielën për mundësinë shumë reale të luftës në Evropë. Duke folur për mediat në Konferencën e Sigurisë në Munih, nënpresidentja Harris u bëri thirrje të gjithëve që të ndalen për “një çast për kuptuar rëndësinë e asaj për të cilën po flasim”, në lidhje me trupat ruse të grumbulluara pranë kufirit ukrainas.

“Kanë kaluar mbi 70 vjet dhe gjatë këtyre 70 vjetëve, siç e përmenda dje, ka pasur paqe dhe siguri. Ne po flasim për mundësinë reale të luftës në Evropë”, tha ajo.

Ora 12:43
Tensionet në Ukrainë, Putin dhe Macron bisedojnë sot në telefon

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti rus Vladimir Putin do të flasin me telefon të dielën, ndërsa përpjekjet diplomatike për të shmangur pushtimin e mëtejshëm rus të Ukrainës vazhdojnë.

“Macron është bërë personi më i shpeshtë i Putinit për të biseduar ditët e fundit. Udhëheqësit e Rusisë dhe Francës do të bisedojnë me telefon gjatë fundjavës”, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti në një postim në Twitter të shtunën.

Telefonata mes Macron dhe Putin do të bëhet një ditë pasi presidenti francez foli me homologun e tij ukrainas.

Ora 11:02
Shqipëria pjesë e hartës së rrezikut rus? Ministrja e Jashtme britanike: Putin po pushtoi Ukrainën do shtrihet edhe në vendet e Ballkanit

Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss ka paralajmëruar se Vladimir Putin do të pushtojë Kievin dhe nëse kjo ndodh do të vazhdojë luftën me vendet e baltikut dhe Ballkanin Perëndimor. Truss ka theksuar se nëse Putin do të sulmonte Ukrainën do të ishte një pararendës që Rusia të përdorte forcën për të aneksuar më shumë ish-shtete sovjetike.

“Ne duhet të ndalojmë Putinin, sepse ai nuk do të ndalet në Ukrainë. Ai ka qenë shumë i qartë  ambicia e tij nuk e çon vetëm në marrjen e kontrollit të Ukrainës, ai dëshiron ta kthejë kohën pas në mesin e viteve 1990 apo edhe para kësaj”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, në analizën e saj ajo shprehet se në rrezik për një mbizotërim rus kanë dhe vendet baltike dhe atotë Ballkanit Perëndimor.

“Shtetet baltike janë në rrezik… edhe Ballkani Perëndimor. Putini i ka thënë të gjitha këto publikisht, se ai dëshiron të krijojë Rusinë e Madhe, se ai dëshiron të kthehet në situatën siç ishte më parë, ku Rusia kishte kontroll mbi zona të mëdha të Evropës Lindore. Pra, është kaq e rëndësishme që ne dhe aleatët tanë t’i kundërvihemi Putinit. Mund të jetë Ukraina javën e ardhshme, por cili vend do të jetë më pas?’, tha zyrtarja britanike.

  

Ora 09:37
Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, VIDEO nga momenti kur ministri ukrainas shtrihet në tokë për t’u shpëtuar sulmeve

Ministri i Brendshëm  i Ukrainë, Denys Monastyrsky me disa deputetë  dhe një grup gazetarësh në momentin që ndodheshin për një vizitë në vijën e kuqe të frontit të kufirit të Ukrainës me Rusinë kanë qenë në mes të rrezikut të shpërthimeve dhe predhave nga militantët pro-rusë sot.

Ministri i shoqëruar nga deputetët ndodhej në këtë front rreziku për tu treguar ndërkombëtarëve se pothuajse të gjitha bombardimet vinin nga pala rebele, kur një predhash e ndjekur nga artileria, zbriti vetëm 300 m larg tyre.

Teksa vraponin drejt mjeteve të blinduara të ushtrisë, korrespondenti i shërbimit, Maryan Kushnir, i cili filmoi videon dëgjohej duke bërtitur: “Shtrihuni, shtrihuni, pastaj “ikni, ikni, në makinë, në makinë!”

 

Ora 09:06
Tensione në Kiev, të shtëna e bombardime në periferi të Donetsk

Orët e fundit kanë qenë të tensionuara në Ukrainë. Mediat vendase raportojnë se forcat e Kievit kanë gjuajtur katër mina të kalibrit 120 mm në vendbanimin Staromykhailivka dhe njëzet e katër mina të kalibrit 120 mm në Spartak, rajone të vendosura në periferi të Donetsk.

Ndër të tjera theksohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm nga qendra e qytetit Donetsk në orët e para të së dielës se kishte shpërthime që vinin nga periferia e Donetsk për tre orë rresht gjatë natës.

Ora 08:40
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Trupat ruse gati për të goditur, janë pozicionuar për sulm

1645345135_1645342967rusiaa.jpg

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se “tashmë është e qartë se Rusia ka marrë vendim dhe po lëvizte në pozicionet e duhura për të kryer një sulm ndaj Ukrainës”. Sekretari amerikan i Mbrojtjes shton se diplomacia është ende e mundur dhe se Perëndimi duhet të ‘përpiqet deri në minutën e fundit, derisa të mos jetë më e mundur”.

“Ata janë duke u pozicionuar dhe tani gati për të goditur. Nëse shikoni qëndrimin në të cilin ai është sot, duket se (Putini) ka marrë një vendim dhe ata po lëvizin në pozicionet e duhura për të kryer një sulm”, tha Austin.

Ora 07:28
Tensionet Ukrainë-Rusi, Zelenskyy kërkon takim me Putin për zgjidhjen e situatës, ende asnjë përgjigje nga presidenti rus

1645338817_befunkycollage1910832761645300736.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy që po përballet me një rritje të mprehtë të dhunës brenda dhe rreth territorit që mbahet nga rebelët e mbështetur nga Rusia dhe paralajmërimeve gjithnjë e më alarmuese se Rusia planifikon të sulmojë, i bëri thirrje të shtunën Presidentit rus Vladimir Putin për një takim dhe për përpjekje për një zgjidhje të krizës.

"Unë nuk e di se çfarë do presidenti i Federatës Ruse, kështu që propozoj një takim," tha zoti Zelenskyy në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku u takua edhe me nënpresidenten amerikane Kamala Harris. Zoti Zelenskyy tha se Rusia mund të zgjedhë vendndodhjen e bisedimeve.

"Ukraina do të vazhdojë të ndjekë vetëm rrugën diplomatike për hir të një zgjidhjeje paqësore", tha ai.

Kremlini nuk ka dhënë përgjigje. Zoti Zelenskyy foli disa orë pasi udhëheqësit separatistë në Ukrainën lindore urdhëruan një mobilizim të plotë ushtarak të shtunën, ndërsa udhëheqësit perëndimorë bënë paralajmërime gjithnjë e më alarmante se një pushtim rus i fqinjit të tij dukej i pashmangshëm.

I.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat