Tensionet në veri, Kreu i Zubin Potokut për ‘Pa Protokoll’: Nuk e jap dorëheqjen, s’kam pse e bëj! Zgjedhjet e reja do përkeqësonin situatën

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar, ndërsa ndërkombëtarët po përpiqen që të ulin dy palët në bisedime për të gjetur një zgjidhje për çtensionim të situatës. Pas takimit me Aleksandër Vuçiç, presidentja Vjosa Osmani paralajmëroi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në veri të Kosovës. Por, kryebashkiaku i ri i komunës Zubin Patok, Izmir Zeqiri tha për Report Tv se nuk do ta japë dorëheqjen.

Në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ me gazetaren Anduela Ndreu, Zeqiri tha se nuk ka asnjë arsye përse të japë dorëheqjen. Sipas tij, organizimi i zgjedhjeve të reja, do të përkeqësonte situatën në veri të Kosovës.

“Nuk e shoh të arsyeshme të kontestoheshin, hapësira ligjore e mundëson.  Unë e kam thënë dhe jam i orientuar i tillë, sa i përket dorëheqjes, tani për tani, po e shoh që po bisedohet kjo çështje, nuk është arsyeja që të jepet dorëheqja, por nëse është një element, kushtetues dhe ligjor shkarkimi, mirëpo nuk ka asnjë lloj arsyeje për momentin të dorëhiqemi. Duhet analizuar pak më gjerësisht çështja. Pse duhet të dorëhiqemi dhe a ka nevojë që në këtë momente të futemi sërish në zgjedhje. Unë besoj se do përkeqësohej problemi që nëse do të futeshim në zgjedhje”, u shpreh Zeqiri.

Zeqiri thotë se e gjithë kjo situatë e krijuar nga serbët ka vetëm një qëllim, që ata të thyejnë rendin dhe ligjin në Kosovë.

“Neve nuk kemi parashikuar që të hasim në këto vështirësi, por ja që po ballafaqohemi. Duke e ditur veprimtari kriminale të grupeve kriminale të financuara nga Serbia dhe shërbimet informative të Rusisë, kanë arritur që në këto treva të atakojnë rendin dhe ligjin kushtetues. Përpjekjet e tyre kanë qenë dhe tani më veç janë në veprim, në mesin e tyre e kanë instrumenatlizuar popullatën shumicë në këto komuna duke i detyruar të dalin të protestojnë, duke vepruar pas shpinës së qytetarëve me veprime kriminale, terroriste. Janë në veprim e sipër, qëllimi është ta thyejnë rendin dhe ligjin në Kosovë”, tha Zeqiri.

Kreu i komunës Zubin Patok tha se nuk ka pasur koërcëim direkt nga Lisa Serbe, ndërsa për kryeministrin Albin Kurti tha se e ka detyrim që të ruajë sovranitetin e Kosovës dhe sipas tij është në rrugën e duhur.

“S’kam marr kërcënim të drejtpërdrejtë, sa i përket qëndrimit të organeve të drejtësisë në objekt, situata ka ardhur që duhet të qëndrojnë organet e sigurisë për shkak të uzurpimit. (...) Është në rrugën e duhur, nuk do të thotë që megjithë obligimet kushtetuese që të qëndrojë në rrugën e duhur, po insiston por edhe është i obliguar ta ruajë sovranitetin, e shoh si obligim”, tha ai.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë