Tensionet në veri, Rama: Kosova po hyn në një përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike
Nuk është fjala për të zotin e hallit sepse halli është i Kosovës por është edhe i shqiptarëve, i kombit që rrezikon të dalë në një dritë jo të mirë në sytë e atyre që e kanë bërë këtë komb të jetë në ditët e veta më të mira në historinë e tij mijëravjeçare. Halli nuk është i Kurtit, por i qytetarëve të Kosovës, Kosovës e të gjithë shqiptarëve.
Shqipëria nuk është një ufo, nuk operon e izoluar dhe marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën është një marrëdhënie vëllazërie, por jemi një shtet pjese e pandashme euroatlantike, pjesëtare e NATO-s dhe nuk ka shans të zhvendoset nga boshti i tyre. Ne mendojmë 100 përqind njësoj si aleatët tanë në këtë rast.
Kur disa prej partnerëve i thoshin Albinit dhe autoriteteve të Kosovës mos i mbani zgjedhjet në veri, unë isha 100 përqin me Albinin që duheshin mbajtur sepse bojkoti i serbëve nuk mund të fitonte statusin e instrumentit fatal për Kosovën.Me atë rast kam dhënë edhe unë kontributin tim modest që aleatët të kuptonin që nuk ishte tekë e Kurtit po një qëndrim parimor. mirëpo sot nuk ndajmë opinionin mbi mënyrën se si po veprohet, por si vend jemi 100 përqind kundër mënyrës si po veprohet.Marrëdhëniet me bashkësinë euroatlantike dhe vendin që kemi fituar, nuk e vë dot në diskutim askush dhe për asnjë arsye, aq më pak ta vërë në diskutim një situatë ku Kosova po kërcënohet nga një arsye e mos arsyes e nga një gjykim i gabuar strategjik. Nuk kuptoj cila është strategjia dhe cili është interesi strategjik i Kosovës ku po hyn në një përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike.
Lajmi kryesor: