Anulohet mbledhja mes dy qeverive, Rama: Kurti refuzoi takimin e ngushtë për krizën në veri! BE gati sanksionet për Kosovën, u kam kërkuar kohë

TIRANË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar një takim më të ngushtë me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar për tensionet në veri të Kosovës. Për këtë arsye, qeveria e Shqipërisë ka marrë vendimin që të mos bëhet nesër pjesë e mbledhjes mes dy qeverive që ishte parashikuar të mbahej ditën e nesërme në Gjakovë. Kreu i qeverisë tha se ky nuk është momenti për të krijuar një pasqyrë të rreme, por është koha që Kurti të reflektojë për rrugën që po ndjek në veri që ka sjellë edhe reagim të ashpër nga ndërkombëtarët.

Anulimi i mbledhjes nuk është mbështetur nga ana e kryeministrit Kurti, i cili ka kërkuar që të vijohet me axhendën. Në një konferencë për shtyp, Rama tha se i ka kërkuar kryeministrit Kurti që nesër të zhvillojnë një takim me ministrat e jashtëm dhe të brendshëm për situatën në veri, por ende nuk dihet nëse ky takim do të mbahet. 

“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Pasi kam folur me Borrellin, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të folur pikërisht për këtë situatë që po e çon në mënyrë dramatike Kosovën me bashkinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme.  Nuk është momenti  për të krijuar një pasqyrë të rreme me realitetin që ndodh sot. Shpresoj që mund të takohemi për të ballafaquar opinionet”, tha Rama. 

Teksa Rama njoftoi anulimin e mbledhjes, u publikuan edhe sanksionet që Bashkimi Europian ka përgatitur për Kosovën për shkak se Kurti nuk ka reaguar për uljen e tensioneve. Rama tha se ky është një plan shumë i rëndë, por nuk e kishte një përgjigje nëse po shikohet pezullimi i vizave për shqiptarët e Kosovës. Kryeministri tregoi se i ka kërkuar kohë aleatëve ndërkombëtarë që të mos i vendosin sanksionet ndaj Kosovës. Këtë kohë, Rama shpreson që ta shfrytëzojë për t'u ulur në diskutime me Albin Kurtin.

“Kam bërë një përpjekje për t’iu kërkuar edhe pak kohë, e kam marrë edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë kam shumë frikë se plani, që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje”, tha Rama.

Sipas Ramës, Kosova po futet në një kurs përplasjesh dramatike me ndërkombëtarët, e në këtë pikë ai thekson se Shqipëria s’do bëhet pjesë e këtij absurdi. Edhe nëse ndërkombëtarët do t’i mbyllin derën Kosovës, Rama u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë vëllazërore dhe nuk munnd të shkëputen, por Shqipëria nuk ka shans të ‘zhvendoset nga boshti i bashkisë euroatlantike’.

"Ne mendojmë 100% njësoj siç mendojnë aleatët tanë në këtë rast. Ashtu sikundër ju kam thënë që kur disa prej partnerëve i thoshin Albinit dhe autoriteteve të Kosovës mos i mbani zgjedhjet në veri unë isha 100% me Albinin që zgjedhjet duhet të mbaheshin. Sot jo vetëm që nuk ndajmë opinionin për mënyrën si po veprohet por ne si vend jemi 100% kundra mënyrës si po veprohet", theksoi Rama.

Kreu i qeverisë komentoi edhe refuzimin që Albin Kurti i bëri draftit për asociacionin të propozuar në Shqipëria. Rama tha se nuk priste që këtë propozim ta pranonte Vuçiç, por të paktën ishte besimplotë që Kurti sëpaku ta lexonte. Për këtë draft, që është hartuar nga ekspertë amerikanë, Rama tha se vendet e BE po thonë fjalët më të mira. Ndër të tjera, ai shtoi se as Kurti dhe as Vuçiç nuk janë të interesuar për krijimin e asociacionit në veri.

“Mimimalisht Kosova thotë do e shohim, ca problemi ka, merre shihe njëherë, mund të jetë komplet kot. Po iu siguroj që është top, se kam shkruar unë, e kanë bërë ekspertë të nivelit më të lartë botëror. Ata që e kanë parë në Paris. Berlin, kanë vetëm fjalë të mira”, vijoi Rama.

I pyetur se i pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Kurti nuk e pranon takimin ditën e nesërme, kryeministri tha se ditë më të këqija do vijnë për të dhe Kosovën.

"Asgjë jeta vazhdon, keq për Kosovën fatkeqësisht, aspak mirë edhe për kryeministrin e Kosovës, se në vend që të jetë në të gjitha instancat e mundshëm për të vazhduar të komunikojë dhe të bëjë marrëdhënie ndërkombëtare për shtetin që përfaqëson s’do ta ketë të mundur", tha Rama. 

Ditën e sotme në një konferencë për mediat, Kurti refuzoi draft statutin e propozuar nga qeveria e Shqipërisë. Kurti tha se Rama atë draft duhet t’ia dorëzojë Aleksandër Vuçiçit për shqiptarët që jetojnë Luginën e Preshevës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:11
Rama për draftin e asociacionit: S’ja kam dërguar as Putinit e as Xi Jinping, por dy njerëzve që i kanë bërë dhuratë Kosovës planin franko-gjerman

1686682790_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë një konference të jashtëzakonshme për mediat, u shpreh se draftin për asociacionin nuk ja ka dërguar as Putinit e as Xi Jinpingut, por tek dy njerëzit që i kanë bërë gati Kosovës dhuratën më të madhe të mundshme, që është plani franko-gjerman.

‘Flas për këto 72 orët e fundit, ndoshta pak më shumë kur gjërat janë agravuar maksimalisht në bashkësinë euro-atlantike dhe që u kam kërkuar atyre pak kohë, por mesa duket do dalë fjala e tyre që “Okej por...” 

Tjetra, unë nuk e kam çuar atë draft tek Putini apo tek Xi Jinping. Unë e kam çuar atë draft tek dy njerëzit që i kanë bërë gati Kosovës dhuratën më të madhe të mundshme. Ai plan që është në tavolinë, i ashtëquajturi “plani franko-gjerman” është gjëja më e bukur e mundshme që mund të shkruajnë politikanët dhe juristët së bashku. Është një masterpiece of politics. Kaq di të them unë dhe Kosova e ka në tavolinë.

Mua më ka mësuar edhe historia, por edhe jeta që kur i bën shumë naze një marrëveshjeje që ta vënë në tavolinë fuqitë e mëdha, marrëveshja tjetër nuk është më aq e mirë dhe marrëveshja tjetër nuk është më aq e mirë. Nëse kujtesa ime nuk më bën tani një rreng, fqinjve tanë të mirë, vëllezërve tanë maqedonas ju vu dikur në tavolinë një marrëveshje që të pranonin që emri i vendit të mos ishte i njëjti brenda me jashtë. Nuk e pranuan. Tani e kanë të njëjtin brenda dhe jashtë dhe është një nga marrëveshjet e Greqisë me bashkësinë europiane, marrëveshje të tjera e të tjera. Ajo që vjen më mbrapa, pasi ti i lodh fuqitë e mëdha, duke bërë naze është më e keqe.

Ne nuk e ndryshojmë dot raportin e fuqive. Ne mund t’i bëjmë elektoratit për një farë kohe magji sikur ne jemi Davidi që po lufton me Goliathin. Nuk funksionon për një kohë të gjatë. Dhe për më tepër pastaj Goliathi anglo-amerikano europian që luftohet nga një David shqiptar mund ta intrigojë për një farë kohe një elektorat që ndjen dhe boshllëkun e sapo mbarimit të Big Brother, por nuk është diçka që çon larg. Dhe më e keqja e madhe pastaj është që e dëmton aq keq vendin saqë, nuk e di. Jam pa fjalë sot.’- tha Rama.

Ora 20:27
Tensionet në veri, Rama: Banda kriminale ka në çdo vend të botës, çështja të zgjidhet në themel e me shumë qetësi

Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me banda kriminale në veri të Kosovës, ku theksoi se ka në çdo vend të botës, por ky nuk është problemi thelbësor i Kosovës. Rama u shpreh se Kosova ka nevojë që t’i zgjidhë gjëra me qetësi.

'Banda kriminale ka në çdo shtet të botës dhe lufton çdo shtet i botës. Me bandat kriminale nuk ka asnjë kompromis. Sa i përket çështjes së bandave kriminale, mund tu them se bashkësia euroatlantikë është e vendosur që të mbështesë çmontimin e tyre. I ka kërkuar qartësisht qeverisë së Beogradit, që të arrestohen dhe i ka dhënë qeverisë së Kosovës Ok të veprojë. Ka një problem në dukje të vogël por që është bërë problem i madh. Të fillojmë ke këto hapa dhe pastaj të vazhdojmë më të tjera. Është për t’u zgjidhur gjëja në themel. Kur ata që janë plagosur drejtpërdrejt dhe që përfaqësojnë si shtet KFOR dhe thonë se këta kriminelë duhet të vihen para drejtësisë por hapi i parë është ky, pastaj hapi i dytë e pastaj i tretë. Interesi i Kosovës është për sa më shumë qetësi. Duhet marrëveshja që çon në njohje. Nëse aty krijohen flakë cili është më i interesuar!'- u shpreh Rama.

Ora 20:15
Çfarë ndodh nëse Kurti refuzon takimin? Rama: Jeta vazhdon, por keq për Kosovën dhe kryeministrin e saj

 

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Albin Kurti do të  refuzojë sërish takimin që Rama i ka kërkuar ditën e nesërme pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive, Rama tha se jeta vazhdon. Por sipas Ramës, jeta do vazhdojë keq për Kosovën dhe madje aspak mirë për Kurtin.

Asgjë jeta vazhdon, keq për Kosovën fatkeqësisht, aspak mirë edhe për kryeministrin e Kosovës, se në vend që të jetë në të gjitha instancat e mundshëm për të vazhduar të komunikojë dhe të bëjë marrëdhënie ndërkombëtare për shtetin që përfaqëson s’do ta ketë të mundur. Ne do vazhdojmë, vëllazërinë se kemi politikë, e kemi një vëllazëri që buron nga gjaku i njëjti, gjuha e njëjtë, por ne nuk bëhemi palë në një absurd. Do ishte tradhti e madhe që do i bënim Kosovës, por edhe një çmenduri për Shqipërinë. Ne i kemi detyrë t’ia themi po aq cipë sa e ka qef Albini kur i thotë vetë.

Ora 20:14
Asociacioni në veri të Kosovës, Rama: E kanë vendosur vetë në dialog me serbët! Serbia është sjellë zvarrë deri në këtë pikë

 

Kryeministri Edi Rama tha se çështja për asociacionin në veri të Kosovës është vendosur nga vetë Kosova dhe Serbia nëpërmjet një marrëveshje të bërë me ndërmjetësimin e BE-së.

‘Po flas për një bashkësi euroatlantikë. Mund të jetë një mjet në zgavrën e kafkës së një personi që mund të mos funksionojë. S’më rezulton mua se ka një problem ndërkombëtar dhe as nuk më rezulton se ka një kërkesë nga bashkësia euroatlantike për të bërë një asociacion në Serbi. Kosova ka një kushtetutë si shtet i ndërtuar nga bashkësia euroatlantikë. Është një shtet multi etnik dhe nëse e keni vënë re edhe vet në qeverinë e Kosovës përdoren dy gjuhë atje. Për natyrën që ka ky shtet, s’jam unë që ka vendosur kuotat në parlament, as detyrimin për të pasur në asociacion. E kanë vendosur vetë me dialog me Serbët përmes ndërmjetësimit të evropianëve. Është një detyrim i marrë. Çështja është si të ndërtohet në mënyrë që mos të cenoje kornizën e Republikës së Kosovës.

I kuptoj hallexhinjtë për të mos çuar para axhendën e mos nënshtrimit. Duhet të jesh idiot që mos të shohësh sesi Serbia është sjellë zvarrë deri në këtë pikë ku është sot, në tavolinë me një sërë pikash. Për mua pika më e nxehtë që për mua nuk është as e nxehtë është asociacioni që Kosova të bëhet shtet anëtar i PD-së. Ky proces i cili është fund e krye një proces si bashkisë euro-atlantike kaq vjeçar që e ka sjellë Kosovën në këtë pikë që ka një firmë jashtë edhe ulëse në OKB dhe Kosova sot merret me të dalë apo s’duhet të dali një i vetëvendosur, i cili është ngujuar në një godinë që nuk ushtron dot as funksionet e tij bazikë. Ndërsa Serbisë i është thënë të futet në zgjedhje dhe është atë. E kuptoni ku ka rënë pazari. Po i shkohet pas kokrrës së ullirit dhe po i dredhet fuçia vojit, kur thotë tironsit.’- tha Rama.

Ora 20:11
Refuzimi i draft statutit për Asociacionin, Rama: Nuk pres që Vuçiç të thotë bravo, por Albin Kurti të paktën ta shikojë

Kryeministri Edi Rama komentoi refuzimin e Albin Kurtit për asociacionin që Shqipëria ka hartuar për komunat serbe në veri. Rama tha se Kosova miminalisht duhej të thonte se do e shohim këtë draft. Ai thotë se në BE e Uashington, ata që e kanë parë këtë draft kanë vetëm fjalë të mirë

Unë nuk jam ariu, jam kryeministri i Shqipërisë, janë bërë edhe propozime të tjera, s’kam kërkuar ti i kujtm, as nuk im që ai draft të adaptohet pa e parë. Nuk pres që Vuçiç të thotë bravo as që ta pranojë, sepse kanë shkruar diku në një marrëveshje që do e bëjë një ekspertë menaxhimi që është me serb a ku di unë. Mimimalisht Kosova thotë do e shohim, ca problemi ka, merre shihe njëherë, mund të jetë komplet kot. Po iu siguroj që është top, se kam shkruar unë, e kanë bërë ekspertë të nivelit më të lartë botëror. Ata që e kanë parë në Paris. Berlin, kanë vetëm fjalë të mira. E keqja është që ka një pengesë psikologjike të fortë që ka të bëjë me natyrën e gjithë politikës së bërë nga të dy.

Ora 20:05
Rama: S’bëjmë dot mbledhje si UFO e as teatër! Kosova duhet të mbajë zgjedhjet dhe të çlirojë të ngujuarin e vetëvendosur, simbolin e absurdit  

 

Kryeministri Rama u shpreh se në kushtet që ndodhen aktualisht nuk mund të zhvillohet një mbledhje e dy qeverive me Kurtin, pasi do të ishte si teatër dhe këtë gjë nuk e pranon. Ai shtoi se e ka thirrur disa herë në takim Kurtin dhe e ka refuzuar. Më tej, Rama u shpreh se zgjedhjet e parakohshme përpos se do duhet të mbahen, do duhet të çlirohet i ngujuari i vetëvendosur që është në fakt simbol i absurditetit.

I pyetur nëse nga ana e Shqipërisë kjo mund të cilësohet si presion, Rama e mohoi duke shtuar se vendi ynë është pjesë e pandashme e botës euroatalntike, ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë në reputacionin e tyre që e kanë krijuar si shtet.

“Jo, fare. Sepse, thashë edhe njëherë kam disa ditë që kërkoj ta takoj, ka qenë i zënë e mirëkuptoj. Nuk jemi në kushtet kur mund të bëjmë mbledhje si UFO. Shqipëria të paktën s’është UFO, është pjesë e pandashme e botes euroatlantike. Nuk bëjmë dot teatër. Ndërkohë që Kosova po digjet ngadalë, por po digjet në reputacionin e saj ndërkombëtar, me ata që e krijuan si shtet. Unë i marr me mend, nënqeshjet dhe përqeshjet me bashkësinë euroatlantike, që krijoi Kosovën dhe atyre që nuk e deshën kurrë krijimin e një Kosovë të pavarur. Ne këtë gjë nuk duhet ta lejojmë. Për çfarë bëhet njëherë? Për një të ngujuar që nuk ushtron dot detyrën por as funksionet bazike të një njeriu normal që nuk del të marrë dot ajër jashtë godinës?

Ajo që u bë me zgjedhjet ishte e duhur, ajo s’u bë që të qeverisnin shqiptarë. Ajo u bë për t’u thënë serbëve: I bojkotuan serbët? Okay, ne si lëmë institucionet bosh.

Në momentin që thua je gati të bësh zgjedhje të parakohshme e çliron të ngujuarin e vetëvendosur të rrethuar me policisë. I vetëvendosuri rri aty si simboli i absurdit.”- tha Rama.

Ora 19:58
Tensionet në veri, Rama: Kosova po hyn në një përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike

 

Tensionet në veri, Rama: Kosova po hyn në një përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike

Nuk është fjala për të zotin e hallit sepse halli është i Kosovës por është edhe i shqiptarëve, i kombit që rrezikon të dalë në një dritë jo të mirë në sytë e atyre që e kanë bërë këtë komb të jetë në ditët e veta më të mira në historinë e tij mijëravjeçare. Halli nuk është i Kurtit, por i qytetarëve të Kosovës, Kosovës e të gjithë shqiptarëve.

Shqipëria nuk është një ufo, nuk operon e izoluar dhe marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën është një marrëdhënie vëllazërie, por jemi një shtet pjese e pandashme euroatlantike, pjesëtare e NATO-s dhe nuk ka shans të zhvendoset nga boshti i tyre. Ne mendojmë 100 përqind njësoj si aleatët tanë në këtë rast.
Kur disa prej partnerëve i thoshin Albinit dhe autoriteteve të Kosovës mos i mbani zgjedhjet në veri, unë isha 100 përqin me Albinin që duheshin mbajtur sepse bojkoti i serbëve nuk mund të fitonte statusin e instrumentit fatal për Kosovën.

Me atë rast kam dhënë edhe unë kontributin tim modest që aleatët të kuptonin që nuk ishte tekë e Kurtit po një qëndrim parimor. mirëpo sot nuk ndajmë opinionin mbi mënyrën se si po veprohet, por si vend jemi 100 përqind kundër mënyrës si po veprohet.Marrëdhëniet me bashkësinë euroatlantike dhe vendin që kemi fituar, nuk e vë dot në diskutim askush dhe për asnjë arsye, aq më pak ta vërë në diskutim një situatë ku Kosova po kërcënohet nga një arsye e mos arsyes e nga një gjykim i gabuar strategjik. Nuk kuptoj cila është strategjia dhe cili është interesi strategjik i Kosovës ku po hyn në një përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike.

Ora 19:58
Kurti i tha të bëj një draft e t’ja çoj Vuçiçit, i përgjigjet Rama: Ata të dy janë të interesuar që mos të krijohet asociacioni në veri

 

Kryeministri EdI Rama i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, pas refuzimit të këtij të fundit për draftin e propozuar nga qeveria shqiptare për asociacionin. Kurti i tha Ramës se një draft të tillë ta përgatisë për shqiptarët në Luginën e Preshevës e t’ja çojë Vuçiçit. Rama u shpreh se Kurti ka mendimin e tij dhe këtë se merr në konsideratë. Kreu i qeverisë tha se Vuçiç dhe Kurti janë të interesuar që mos të krijohet asociacioni në veri.

‘Zero. Përpjekja ime për tu takuar me kryeministrin e Kosovës nuk ka filluar sot por ka disa ditë. Albini mund të thotë atë që mendon. Për mua nuk ka gjëra të panjohura me Albini pasi siç më njeh ai mua e njoh dhe unë atë. Ai është i sinqertë në atë që thotë. Beson vërtetë se thotë diçka të rëndësishme dhe që unë duhet ta marr në Konsideratë. Zero sepse ka dy njerëz që janë të pa interesuar për asociacionin dhe në këtë pik janë bashkë, jo në kuptimin që janë marrë vesh, pro janë të interesuar që asociacioni të mos krijohet dhe këta janë Vuçiç dhe Kurti. Pse? Për mënyrën si e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme ju duhet armiku i jashtëm. Pse i çon presidenti ushtarët në veri të Kosovës. Mendoni ju se në cepin më të largtë, ai mendon se mund të futet një ushtar serb një metër në kufirin e Kosovës, as që e imagjinon. Pse i çon, nuk i çon për të mbrojtur me armë serbët që janë në Kosovë por për të ndezur shpirtin nacionalist të serbëve që janë në Beograd. Pse i çojnë policët në Kosovë. Këngë mitingu për ata që i dëgjojnë në Serbi. Ça i duhet Kosovës ky konfrontim me Serbinë. Serbia e ka humbur në 1999 dhe nuk është më kërcënim për Kosovës. S’ka se çfarë i bën fare. Aty është Amerika. Aty është kjo Amerikë e cila sot është në acarimin maksimal në qeverinë e Kosovës, për çfarë duhet kjo histori konfrontimi parmamment, duhet për histori të brendshme. Asociacioni mbyll përfundimisht mundësinë për të vazhduar luftën që këta nuk na lënë të zgjedhim.

Më vjen mirë dhe është pjesë e marrëdhënies së shëndetshme pasi themi atë që mendojmë. Qëllimin e kemi 1 njohja e plotë përfundimtare ndërkombëtare e Kosovës, edhe nga Serbia dhe kërkimi i Faljes që Serbia duhet t’i bëjë Kosovës. Unë nuk di ndonjë rast kur dy palë që kanë bërë luftë qoftë dhe agresori me viktimën kur kanë bërë një proces paqja të ketë filluar nga falja dhe poshtërimi.’- tha Rama.

Ora 19:43
Tensionet në veri, Rama paralajmëron: Kam frikë se një plan shumë i rëndë për Kosovën do të vihet në lëvizje

 

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë me dije se mbledhja me qeverinë e Kosovës nuk do të zhvillohet nesër, pavarësisht se Albin Kurti ka thënë se nuk e ka problem që të zhvillohet mbledhja. Sipas Ramës mbledhja nuk mund të behej pasi nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rremë. Kreu i qeverisë tha se ka frikë se një plan shumë i rëndë për Kosovën mund të vihet në lëvizje, duke ju referuar sanksioneve që mund të ndërmarrin partnerët euro-atlantikë.

'Pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë europiane, Joseph Borrel, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes për të diskutuar pikërisht lidhur me këtë situate, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euro-atlantike në një pikë të paimagjinueshme, ku kjo e fundit ka vënë gishtin, faktikisht, në butonin që do vërë në lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë.  Për fat të keq dhe me shumë keqardhje më duhet të them që nuk kemi pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë edhe për këtë, por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot. 

Mbase nuk është një përgjigje përfundimtare nga ana e kryeministrit, unë shpresoj shumë që të mund të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet kur, e përsëris, jemi në prag të vënies në lëvizje të planit, se nuk ma zë as goja të flas për sanksione, por të masave shtrënguese ndaj një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit.  Kam bërë një përpjekje për t’iu kërkuar edhe pak kohë, e kam marrë edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë kam shumë frikë se plani, që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje.'- tha Rama.

Ora 19:39
Rama anulon mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Gjakovë: Shkak refuzimi i Albinit për takim të nivelit më të ngushtë për të folur për krizën

 

Kryeministri Rama ka anuluar mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri për shkak të refuzimit të Kurtit për takim të nivelit me te ngushtë për të folur për krizën.

“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Pasi kam folur me Borrellin, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të folur pikërisht për këtë situatë që po e çon në mënyrë dramatike Kosovën me bashkinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme.”- thotë Rama.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skrapari: 14/06/2023 11:48

    Ka shpërthyer gjirizi i nacionalizmit fallco! Ju pamë në ato ditët e tmerrit të luftës o "trima" se sa e doni kosovën! E braktisët për 24 orë kosovën dhe erdhët të shurrosnit birra kjoskave të lanës dhe parkut rinia! U fshehët si minjtë së bashku me këta "trimat" e shqipërisē që ashtu si dje edhe sot mender të rruajn k... e jo të luftojnë! Vetëm UÇK dhe familjet e dëshmorve të kosovës e kanë të drejtën morale të flasin për kosovën! Vetëm ATA dhe Aleatët, çlirimtarët e vërtetë, shba, britania, nato e meritojnë lavdinë dhe jo shurrakët që ushqenin millosheviçin me naftë! Janë po ata shurrakë që dje sabotonin luftën, burgosnin çlirimtarët dhe sot godasin çlirimtarët uçk-në dhe naton! Dhe Mjaftë me argumentin e turpit se vetëm albini dhe albinët nuk korruptohet dhe nuk vjedhin sepse më kujtoni edi ramën para 2013 kur i mëshonte ides se gjasme ai dhe rilindjotët ishin ndryshe, nuk ishin njësoj hajdut dhe të korruptuar si berishët por doli gënjeshtër!. Vjedhja dhe korrupsioni tashmë është në "modë" kudo në botë dhe aq më shumë ndër shqiptarët që e kan n'gjak!.

    Përgjigju
  • Plepisti: 14/06/2023 10:15

    Presioni skizofrenik qe i behet kosoves eshte tradhti e larte kunder kombit shqiptar! Historia do t'a denoje rende!

    Përgjigju
  • minoritari: 14/06/2023 08:46

    Rrofsh sa malet Edi Rama. Ja kemi nis punes edhe ne me formue asociacionin e komunave me shume Greke.

    Përgjigju
  • Kosovari: 14/06/2023 08:24

    Vellezrit e mi shqiptare na falni per ket turp qe na beri Albin Kurti. Shqiperin e duam, ne nuk jena mosmirenjohes. Pa shqiperi dhe amerike nuk ka Kosove. Ne ekzistojme si njerez dhe si komb per arsyhe te luftes qe Amerika me ushtaret e saj beri ne Kosove dhe na guarantoi lirine dhe pavaresine. Adem Jashari dhe heronjte e UCK nuk dhane jeten qe sot Kosova te izolohet nga Evropa dhe Amerika e te jete mosmirenjohese. Ibrahim Rugova po kthehet permbys ne varr me ket turp qe Kosova po i ben vetes.

    Përgjigju
    • Berat: 14/06/2023 12:35

      O sufllaqe pse komenton si Kosovar? Rregullo dialektin se ja ben muuu qe je patronazhist! Rama po te doje vendin e vet nuk e shkaterron deri ne place sic po e ben cdo dite! Na ben si burre shteti ky palacoja!

  • Alvanosi: 14/06/2023 07:49

    Imagjino po të dilte Kurti dhe të çonte ne Bruksel, nje draft për Asocacion të pakisës Greke në Shqipëri dhe t'i thoshte Ramës: vetë e pranuat tani duhet ta respektoni.

    Përgjigju
  • fitii: 14/06/2023 07:24

    E SHIKONI O NKEREZ SE CFARE KRYEMINISTRI PSIKOPAT QE KEMI,,,,,MERRET ME PUNET E TE TJEREVE SE TIRANEN DHE SHQIPERINE E MBYTI ME PALLATE E PISLLEK,,KY IDIOT E TANI DO TE QELBE GJITHE BOTEN ME IDIOTESITE E TIJ,,NKESOJ SI ENVER HOXHA,,QE PGUANTE PARTITE KOMUNISTE PER REVOLUCIONIN BOTEROR.ptu....fare e keqe..nuk ka faj edi rama,,faj keni ju qe e votobi kete hajdut te ndyre....

    Përgjigju
    • e drejta: 14/06/2023 09:13

      IK MORE IDIOT I PARIPARUESHEM...

  • Piktori: 14/06/2023 04:42

    Rama si gjithmon ngaterron dynjan kur meret me politike rajonale se te nderkombtare qe smer vesh,vetem me hut ne shqiperi se jashte se pjerth njeri

    Përgjigju
  • Iris: 14/06/2023 04:00

    E trishte te shohesh qe keto jane disa nga momentet me te erreta te marredhenieve Kosove-Shqiperi,po ashtu, nuk eshte e veshtire t'a kuptosh qe behet fjale per ego kryeministrash e shqiptaresh kaq te medha ne mes, sa qe rivalizojne ato te gjelave maje plehut e derdhen poshte e tatepjete duke ngjyrosur dhe lumin e opinioneve pro e kunder te vulgut komentues me poshte./Perca e sundo/-diviza romake e perdorur shume mire nga Vucici kunder shqipove nga te dyja anet e kufirit duket se ka qene shume efikase.Ai arriti te percaje Kosoven dhe Shqiperine por dhe grupimet perbrenda secilit vend,opozitat e pozitat e secilit dhe ferkon duart sepse nderkombetaret ka arritur t'i manipuloje dhe t'i beje per vete,por dhe vete duket se po i ecen mbare se do te vazhdoje te qendroje ne post,sepse e pranon,ose jo Kosova asosacionin,ai njelloj do t'a perdore per ndjekesit e kundershtaret e tij.Ne te dyja rastet njelloj i fituar do te dale.Per Ramen do te thoja,qe anullimi i takimit nderqeveritar sepse Kurti nuk pranoi te takohej koke me koke me te,me duket me fjalen me te bute qe mund te perdor-sjellje prej femije tekanjoz dhe trajtimi i Kurtit,eshte njelloj si ai i nje femije te prape qe i ndalohet te shikoje TV pse u soll i pabindur.Sa per takimin nderqeveritar marreveshjet e cka do te diskutohej aty,do te kishin tematike shume me te gjere se sa problemet e Veriut qe mund te ishin anashkaluar o cekur lehtazi,por jo te anullohej i gjithe takimi per shkak te ketyre te fundit,/Nuk digjet gjithe shtepia per nje plesht/-thuhet.Gjithashtu kur Rama solli draftin pergatitur nga te tjere,e mbajti sekret dhe kjo ua ngriti nervat si Kurtit si Vucicit.Kur te dy thane -Jo,Rama duhet t'a kishte bere publik ne popull,ndoshta AI do te ishte gjykatesi me i mire,sesa te gjitha palet e perziera ne kete histori.Ndoshta Rama ka harruar qe historikisht shqiptaret kane nje perbuzje,per te mos thene urrejtje per traktate e marreveshje sekrete te bera ne kurriz te tyre,pa dijenine e tyre dhe vleresim per ata qe jane treguar me te hapur.Dy shembuj konkret:Berisha dhe marreveshja e detit dhe Lenini dhe traktatet e famshme per ndarjen e Shqiperise qe i beri publike.I pari i urryer,i dyti,i vleresuar.Sa per Kurtin,mosbesimi dhe mospranimi i tij per asosacionin eshte i kuptueshem,por ky nuk eshte justifikim qe te mos lexosh propozimin.Mund te mos kete gjera qe je dakord,mund te mos te te pelqeje ne teresi,ose ne detaje,por duhet te thoshte cfare i pelqen,cfare jo,cfare mund te modifikohet,cfare mund te hiqet e te shtohet,por jo kaq ne ekstrem!Mund te rifillohej e te vazhdohej qe aty,por jo,ashtu si ne rastin e Rames dhe ne rastin e Kurtit,egoja personale fitoi mbi logjiken e shendoshe.

    Përgjigju
  • Fshatari: 14/06/2023 00:56

    Nuk ke faj o Ed me u marr vesh me keto kosovaret qe gjasma jane trima edhe patriot,keto jane njerz besprer e spiuna,inatqar,bejn sikur e urrejnë Serbin,kur pjesa me e madhe kane pasaporta serbie,qe flasin serbisht,e qe hane produkte serbie,une jetoj me to edhe o di qar njerëzish te lig jane

    Përgjigju
    • Alvanosi: 14/06/2023 07:48

      Mëso pak shqip ti dhe mos ha shum m*t me akuza trutredhuri ndaj asaj pjese shqiptarësh që kanë vuajtur pushtimin e sllavëve. Natyrisht që dine serbisht derisa iu janë mohuar shkollat në shqip dhe ku ne të Shqipërisë po i therim pas shpine me ktë levizje të pa precedent të Ramës.

  • Kalkulatori: 13/06/2023 22:49

    Rama me open ballkon tregoj qe nuk njeh mire politike jashtme tani kosova behet shteti pare komunizt ne Balkan mesa duket dhe shteti ku do kete vetem parajsa fiskale ! Lind pyetja a do futen te 6 vende ne Westwrn Balkans ne EU apo do kemi njohje Kosoves ? Kur perendimi aleati yne ka 5 shtete EU nuk njohin kosoven pse merziteni me Kurtin? Pra kosova mesa duket behet vend komunist dhe albin kurti nis programet berthamore qe tregon qe serbia do dhihet ne breke dhe do izolohet sic ndodhi me shqiperine , ose kemi antaresim direkt ne EU Kosoves dhe malit zi ! Lind pyetja pse perendimi ushqen akoma nje peshkaqen sikur vucica kur dihet se serbia e ka mendjen vetem per luftera! Nese serbia enderron akoma territore aty e ka kosoven vend qe do behet komunist dhe me arsenal berthmor veri Kosoves pra ketu nuk dihet ende perendimi qe me anglezet e ka prish punen me shqiperine atehere albini kurti ka te drejte behet shtet komunizt dhe nuk hy as miza kosove me fund fundit kjo eshte politika

    Përgjigju
    • Alvanosi: 14/06/2023 07:51

      Ke bërë një seri pyetjesh me vend. Dhe përgjigja është e vështirë për t'u gjet. Dhe më skandalozja është Kosova po trajtohet sikur të ishte luftënxitsja dhe kasapja e Ballkanit e jo Serbia që ka mbi vete 500 mijë viktima që nga '90 e këtej.

  • Alb: 13/06/2023 22:39

    Politika e Tiranes nuk ka patrijota por sevila hajna korrupsjon dhe te shiture.

    Përgjigju
  • Kristi: 13/06/2023 22:28

    Ai qè pretendon dhe hiqet sikur i dhimbsen SHQIPTARÈT e KOSOVÈS , té heqi dorè nga VJEDHJET dhe GRABITJET qè ju bèn pèrditè SHQIPTARÈVE tè SHQIPÈRISÈ !!!! BOLL BOLL BOLL BOLL me VJEDHJE , GRABITJE , PLAÇKITJE , TENDERA KORRUPTIVÈ , KONÇENSIONE MAFIOZE dhe PPP GRABITQARÈSH , O GJAKPRISHUR tè SHQIPÉRISÈ !!! RROFTÈ ALBIN KURTI ALBIN KURTI ATDHETAR dhe PATRIOT qè punon pèr INTERESAT e SHWIPTARÈVE tè KOSOVÈS dhe i ka SHPALLUR LUFTÈ KORRUPSIONIT .

    Përgjigju
  • valter: 13/06/2023 22:17

    Vazhdon invazioni ndaj Kosoves nga ana e Serbise dhe Edi Ramoviq me qellim te eliminimit nga skena politike te Kurtit dhe vendosja te ndonje lolo-lecke ne vendin e Kurtit por te vazhdue keta dy vellazer ndarjen e Kosoves..por Ramoviq harron qe Kurti ka popullin prapa vetes

    Përgjigju
    • Alvanosi: 14/06/2023 07:53

      Rama e ka marrur si çështje përsonale dhe po demton në mënyre të pa riparushme çështjen shqiptare anë e mbanë. Janë bërë pakashumë si ata që po gjuajnë në shpulla më të dobtit për t'u dukur më të fortit e lagjes.

  • Pune: 13/06/2023 22:01

    Ka hape pucetat e motit Albini dhe kane dale minjte anti amerikane dhe anti evripiane e po hudhin valle. Po ikni o minj halesh si ne Shqiperi dhe Kosove se nuk i plasi trapi kujt ne Shqiperi dhe as ne bote per hallet qe kini ju. Te gjithe njerezve ne Kosove ju bej thirrje te vine ne Shqiperi te punojne e te jetojne si Evropiane e jo si majmune te izolum. Pune kemi plot shyqyr zoti nuk ja dalim dot dhe rrigat jane rrit. Ta lene Albinin me minjte e tij te bej lufte.

    Përgjigju
    • bolevic: 14/06/2023 08:51

      Prandaj ikni te gjithe ne kosove per te punuar ju nga shqiperia se jane rrogat me te keqija dhe niveli jeteses me i ulet e ? Ik pi ilacet dhe largoju pak keyboardit o papunso.

  • Vsbdjg: 13/06/2023 21:56

    Sa tradhetar eshte ky bq-re! O ed kumria, ku ti kesh mer lal. Do zoti i math te vjen dita shpejt dhe te “zberthehen” sekretet. Bq njeri!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 13/06/2023 21:41

    Te korruptuarit e Prishtines@Tiranes nen avujt marrezise e te sociopatise e po deshet edhe te TRADHËTISE kane zhveshur vehten lakuriq dhe kane hequr maskat duke gezuar e derdellitur se ALBIN KURTI do izolohet e Kosova do kaloj nen Serbi...kur ska vec dy dite qe Eskobari i Departamentit te USA,deklaroj se ALBIN KURTI MBETET PARTNERI YNE.....DHE SOT AI ARRESTOJ OPERATIVIN E VUÇIQIT-LUNEN,NJERI NDER ORGANIZATORET E DHUNES KUNDER SHTETIT TE KOSOVES NE VERI TE MITROVICES SHQIPTARE.

    Përgjigju
  • Kastrioti: 13/06/2023 21:36

    Maskarada e Rames vazhdon. Madje sot me e turpshme se kurre. Ai e kupton edhe vete gafen e rende qe ka bere e cila pamvaresisht outcome mbi Kosoven, e rreshton ate ne krahun e gabuar. Ose minimumi, strategjine e gabuar. Ai u perpoq sot te mbushe mendjen publikut qe refuzimi i Kurtit per takim "face to face" e derdhi kupen e pagures se Rames. Vecse kur deklaroi te ashtuquajturin draft ca dite me pare, per te cilin kishte punuar fort ne krye te nje "grupi nderkombetar", nuk deshi me ndare detaje me argumentin se qe "konfidencial"!??! Nje burre shteti e per me teper ne raportet Shqiperi-Kosove, sic edhe kodi i vjeter shqiptar e kerkon, nuk i shmanget mikut. Ai fare mire mund te shkonte ne Gjakove dhe te komunikonte me Kurtin ne format zyrtar apo jo zyrtar. Ne fund te fundit formati jo zyrtar, ai i fshehte, konfidencial sic i pelqen tani, eshte edhe profesioni i tij i vertete dhe me i vjeter, ndoshta me te drejte nen ndonje nofke e llojit "Piktori". Terheq vemendjen, elaborimi i "sanksioneve" qe ne fakt u artikullua jo pa qellim nga REL dhe jo VOA. Te dyja "organe" nen financimin e SHBA porse kjo e dyta duket se nuk i shkon pas avazit porosive te shokeve te Rames ne zyrat e Washingtonit...

    Përgjigju
    • Vlonjati: 13/06/2023 21:55

      O Sali mire je?

  • Asnjoni: 13/06/2023 21:28

    O Rame me kte e dhive fare muhabetin e dole sumshpum kanalesh. Kosova o shqiperi e ti i pari duhet ta mbeshtetes kosoven se o ne udhen e drejt. Smund te bojn pordh serbet ne kosove. Me ashper te veproje me ta e tjua shtypi koken. Ti duhet ta mbeshtesesh e jo ti vish per vije EU kurves se sllaveve

    Përgjigju
  • Ops: 13/06/2023 21:24

    O hale

    Përgjigju
  • Nairam: 13/06/2023 21:22

    Llum tradhtar. Serb mut

    Përgjigju
  • fredi: 13/06/2023 21:16

    Gomari Kurti nuk pyet per SHBA dhe BE e jo per ty mor Edi prandaj hiq dore dhe leri te hane koken.

    Përgjigju
  • Lala: 13/06/2023 20:51

    Pervec faktit QE jemi nje Komb ka ducks tjeter QE komentiesit nuk e kuptojne.ne jemi vend anetar i NATO DHE Si te tille kemi Politik te perbashket me ta.tjetra te gjithe Jeni koshient QE Rama ska byth te bei sipas kokes se tij perball USA BE DHE NATO.drafti seshte pregatir NGA shqiperia por NGA te tjere me te medhenj se ne DHE shqiperia perdoret thjeshte Si korrierr per ta Vene ne tavoline e te mo's Dali USA Ose BE ne skene QE Jan autoret e vertete.kjo ado as mend e as kalem.fakti tregon QE USA Po thot albini Po vepron Kinder deshires tone.(na u pergjigj me gishtin e mesit) fjal per fjale.

    Përgjigju
    • Lala: 14/06/2023 06:29

      O hahaha e hihihi idhull kom vetem baben Tem un.spo flas ca ka vjedh ropshi ne Shqiperi Po flas ca ka e ska byth KY te bej .te kalerofsha grün e Fis e te vdekm QE e kthen personale

    • Hahaha: 13/06/2023 21:44

      Po mer po, po kur behet fjale per tendera, vjedhje, prishje, sakatime, ndryshime kushtetute e ligjesh, pse nuk i pyet keta te NATOs dhe BE ky idhulli jot o Lala. Apo ashtu eshte nje muhabet. Fare e keqe, ik futi noj sufllaqe se juve me ju thon Rama, edhe grun ja coni. Turp i madh, ben te fortin me Kosoven. Ky legen 5% te asaj e ka bere Albini ne Kosove te bej ne Shqiperi. Plehr njeri, fatkeqesi e madhe.

  • Mjeku: 13/06/2023 20:32

    Bravo Rama! Ajo qe po ndodh me Kosoven eshte katastrofe. Nje izolim nderkombetare dhe sanksione qe kenaqin vetem armiqte e shqiptareve. Habitem si akademiket, intelektualet ne Kosove po heshtin se bashku me partite ne opozite.

    Përgjigju
  • Riku: 13/06/2023 20:14

    Lëpirës i madh kollaresh te huaja dole ore kapominister... mos harro se ata qe ja dhane serbit ne 13 jane akoma...thjesht kane kaluar 3 breza... edhe sikur te jete gabim kurti duhet me shume se kurre tu jemi afer... gjthsesi beje me vucic kesaj radhe se i ben me karshillek kosoves se vogel dhe si thua ti pa mbeshtetje te madheb

    Përgjigju
  • Toni: 13/06/2023 20:14

    Mire e bere, nuk mund te rrezikojme aleancen me Ameriken prej gomarit Kurti.

    Përgjigju
  • Arben: 13/06/2023 20:10

    Bravo Edi Rama! Kurti eshte manipulant dhe provokator ekstrem. Ai perpiqet te perfitoje ne maksimum politikisht ne menyre abuzive dhe nuk ka aspak fytyre e njerezi! Nuk ka mirenjohje per SHBA dhe aleatet qe sakrifikuan shume per lirine e Kosoves. Nje manipulant i tille nuk meriton mbeshtetje sepse vetem Serbise i jep argumente qe te vazhdoje politikat e saj dhe ti shmanget presionit te perendimit!

    Përgjigju
  • Faik: 13/06/2023 20:10

    RROFTÈ ALBIN KURTI ! RESPEKTE RESPEKTE dhe vetém RESPEKTE pèr GJENIUN e Lindur dhe ATDHETARIN ALBIN KURTI ! NEVERI dhe URREJTJE pèr HAJDUTÈT dhe tè KORRUPTUARIT PolitiQénè tè SHQIPÈTISÈ , pa pèrjashtim tè kètyre 32 viteve !!!!! ALBIN KURTI LEGEND

    Përgjigju
    • Lui: 13/06/2023 22:21

      T’a mbani me shëndet Albinin dhe mirë qofshi në izolimin e ardhshëm të afërt që po jua bën dhuratë Albini.

  • Erion: 13/06/2023 20:09

    Ti je nje qen serb or Rame.

    Përgjigju
  • Malsori: 13/06/2023 20:07

    Mire ja ben me kosovaret se rrace me spiuna e bukeshkelesa e me te pabese se kosovaret nuk ka,keto bejn si patriot e 80% kane pasaporta serbe e vdesin te flasin serbisht

    Përgjigju
  • vushtri: 13/06/2023 20:03

    Nese neser amerika dhe evropa thot qe nga ura ne mitrovice deri ne cep te kufirit do i kaloj serbis, cfar do bej kurti? lufte me ameriken? apo nese kfori perzen policine e kosoves nga veriu? cfar fitoj kurt? Po nese gjitha fondet e amerikes dhe evropes do ndalen dhe te pezullohen liberalizimi i vizave cfar fitoj kurti? shqiptaret e kosoves do ikin dhe len gjith vendin bosh per kurtin??

    Përgjigju
    • erik: 14/06/2023 23:51

      O Ari... Po kurti dhe te pret e vet sju dorezuan serbit jo me Amerikes qe sipas teje do japi keto urdhera qe vetem mendja jote krisur mund ti imagjinoje. Kurti ka qene ne burgjet e serbise dhe sju ka dridh qerpiku duke e ditur qe jeten e kishte nfije te floku po i rruhet fort nga kushdo qofte?Ik patronazhisto futi nji byrek me dhalle dhe lumturohu se ske asnje lidhje ti nfakt me kurtin dhe shqiptaret si ai.

  • Arbëri: 13/06/2023 20:01

    O mejram ta ndaloi vucici fashist, sepse ti në Shqipëri nuk vendisk më o mejram Anti shqiptarë !

    Përgjigju
  • Emri: 13/06/2023 19:58

    Tmerr!!! Kur ju duhet Kosova per zjarret e ndihma te tjera per Shqiperine vrapon e para!!!! Tmerr kjo armiqesi mes shqiptarve!!!!

    Përgjigju
    • Lui: 13/06/2023 22:17

      Hahaha. Seriozisht e ke ti që Kosova e shpëton Shqipërinë nga zjarret? Të paktën të kishe gjetur ndonjë ndihmesë tjetër. Ndërsa sa për urrejtje midis shqiptarëve, mendoj që Albinin e keni nr një për të frymëzuar popullin në Kosovë të urrejë shtetin në Shqipëri. Kosova ka Albinin, Shqipëria ka Saliun që janë kampionë për të frymëzuar urrejte veri-jug.

  • Arberori: 13/06/2023 19:55

    Pse keni anulu takimin o plehra cka keni deshir me bo ket pun vk

    Përgjigju
    • Ben: 13/06/2023 20:29

      arberor cari ha mut nashti.

  • Ndergjegja: 13/06/2023 19:36

    SHTRENJTË DO TE TE KUSHTOJ O KRYEMINISTRI I TIRANES,SHUME SHTRENJT. JA KALOVE EDHE GOJDHENES SE ESADPASHES.

    Përgjigju
  • Gjergj: 13/06/2023 19:26

    Edi Rama, nuk èshtè nè kopshtin e tè jatit, qè tè vendosè nèse takohen qeveritè shqiptare apo jo. Poshtè me kètè tè korruptuar antishqiptar.

    Përgjigju
    • Kosovari: 13/06/2023 20:34

      Mire qe nuk i ka ik mendja dhe Rames si Albinit. Hapni syt! Amerika, Evropa, shqiptaret ne Maqedoni, Mal te zi, Lugina e Presheves dhe Shqiperi jane se bashku kunder politikave te Albinit. Si ka mundesi qe gjithe bota qenka gabim me Albinin?

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nga aktorë, gazetarë, këngëtarë dhe transgjinor! Njihuni me 16 banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’

Nga aktorë, gazetarë, këngëtarë dhe transgjinor! Njihuni me 16 banorët e ‘Big Brother VIP Albania 4’