Tensionet në veri të Kosovës, analistët në Repolitix kritika Kurtit, Hoxha: S’është për politikë të brendshme! Klosi: Do të marrë votat dhe shitet si patriot

Në një kohë kur BE-ja ka gati një paketë sanksionesh është gati për Kosovën, edhe analistët në Repolitix kanë qenë në bllok sa i takon kritikës ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin.

Analisti Poli Hoxha e sheh si një derlir të fshehur ose ndonjë ekstremitet nga ana e Kurtit pasi edhe për politikë të brendshme në Kosovë kjo politikë nuk është e favorshme për të.

“Nuk po i japin përgjegjës profesorë të së drejtës ndërkombëtare të Harvardit asaj që po bën ai. Ose është pasojë e ndonjë dëliri të fshehur që shpërtheu papritur ose nuk e di nuk dua të shkoj në ekstrem.  Edhe bombën atomike të kishe nuk kishe pse të ngulje këmbë për asgjë. S’është për politikë të brendshme, të rroftë pushteti ndërkohë që prishesh nga ajo anë.

Të rroftë ty për çfarë e bërë këtë.”- thotë Poli Hoxha.

Ndërsa ish kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi thotë se Kurti ka problem votash, ai u shpreh se me anë të këtij qëndrimi, Kurti po e shet veten si patriot.

“Për Kurtin ky është problem votash vëlla. Ai ka ardhur në pushtet me premtime që s’i bëri dot. Zgjedhjet nuk kanë asnjë vlerë. Në këtë punë dorë kanë partnerët ndërkombëtarë, ata e krijuan Kosovën. Vuçiçi po punon sikur po punon se ka protesta atje. Të dy punojnë për situatën e brendshme. Kurti nuk heq policinë se do të tregojë që është patriot.”- thotë Klosi.

Ndërsa gazetari Egon Loli thotë se Rama do duhej të bënte përgjegjës Beogradin për tensionin në veri, pasi retorika e tij shigjetoi vetëm Kurtin.

“Ironi në kushtet kur si vëllai i tij, Rama do duhej të gjente shkaktarin e vërtetë të asaj që ndodhi në veri dhe ndodhi nga Beogradi. Dhe ndërkohë ai shigjetoi vetëm qeverinë e Kurtit. Jemi në dialog dhe në një marrëveshje, kem një draft nga negociuesit dhe ndërkombëtarët. Tani pyetja është ky hyn ky drafti këtu.”- thotë Loli.

Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sddgd: 13/06/2023 23:36

    O Kloso, pse e keni alergji patriotizmin dhe atdhetarizmin Shqiptar? Keni frike gje more qerrata? Ti je ish kryetar shiku, tip bq-ri me vule, c’lidhje kane votat me nje mekanizem te zakonshem zgjedhjesh? Fituan zgjedhjet kandidatet Shqiptare dhe morren zyret. Votimi i ulet e serbeve s’ka shume rendesi. Njelloj si rama…me 40% votuesa te PS, te 20% votuesave pjesmarres total deklarohet fitimtari me madheshtor ne historine e zgjedhjeve. Pse nuk i perserit zgjedhjet Rama, por kerkon qe te perseriten ne Kosove? Dhe pyetja e fundit….pse jeni kaq dashamires ndaj shkiejve dhe pse jeni kaq bq-ra te vulosur?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja