Tensionet në veri të Kosovës, Michael Roth i Bundestagut gjerman bën thirrje për një strategji kushtuar lirisë dhe demokracisë

Tensionet në veri të Kosovës, Michael Roth i Bundestagut gjerman bën thirrje për një strategji kushtuar lirisë dhe demokracisë

Michael Roth

Ndërkohë që ligjvënësit evropianë dhe amerikanë, po kërkojnë një qasje më të ashpër të perëndimit ndaj Serbisë për ndërhyrjet e saj në Kosovë, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë (Bundestag), Micheal Roth bën thirrje gjithashtu për një strategji të besueshme në ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në “Twitter”, Roth ka thënë se nevojitet një strategji e besueshme në adresimin e krizës në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht sa i përket pjesës veriore të Kosovës.

Dhjetë kryetarë të Komiteteve për Punë të Jashtme dhe 56 deputetë të shteteve perëndimore i janë drejtuar me një letër të përbashkët Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, në mesin e tyre edhe deputeti gjerman, lidhur me situatën politike dhe të sigurisë në veriun e trazuar të Kosovës.

“Ne kemi nevojë për një strategji të besueshme që i përkushtohet lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe diplomacisë parandaluese”, ka shkruar Roth në llogarinë e tij, ku ka ndarë letrën e plotë qw kërkon ndryshim substancial të qasjes së Perëndimit ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Politikat aktuale të BE-së, SHBA-ve dhe BM-së, veçanërisht në lidhje me Serbinë dhe Kosovën, nxjerrin në pah “pika të dobëta në qasjen tonë të përbashkët”, ndërsa ndër të tjera theksohet edhe domosdoshmëria për kthimin e “ekuilibrit dhe proporcionalitetit” në marrëdhëniet e botës perëndimore me Kosovën dhe Serbinë.

Gjithashtu, në letër shprehet shqetësimi se diplomatët perëndimorë po ndjekin një politikë të butë ndaj Serbisë, nga frika se ajo mund të rreshtohet në anën e Rusisë, në një kohë kur regjimi serb refuzon vendosjen e sanksioneve kundër Moskës për agresionin e paprovokuar ndaj Ukrainës.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 07/08/2023 12:18

    nga frika se Serbia mund te rreshtohet, apo duan te rreshtohet ne anen e Rusise po nese Rusia fiton luften ne vjeshte a mos po tregohet me pragmatist Erdogan qe vlereson poencialin e Rusise perballe sanksioneve qesharake nga fillimi i luftes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani