
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, reagon për zhvillimet në veri të Kosovës.
“Zhvillimet në veri të Kosovës janë shqetësuese. Dhuna ndaj policisë së Kosovës dhe EULEX është e dënueshme. Autoritetet e Kosovës po tregojnë përgjegjësi e maturi. Por këto qëndrime duhet të pasohen nga përmbajtja e autoriteteve serbe, në mënyrë që edhe këto të fundit të shfaqjn përgjegjësinë dhe të kontribuojnë në pengimin e përshkallëzimit të situatës”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Lajmi kryesor:
Sulmohet patrulla e EULEX-it në veri të Kosovës, Rama: Rishfaqja e barrikadave bie ndesh me çdo ligj! BE të thërrasë urgjent tryezën e dialogut! Xhaçka: I dënojmë









