Situata në veri të Kosovës, Vuçiç: Jam në pritje të propozimit nga Perëndimi për uljen e tensioneve! Do thërras serbët pas takimit me Lajçakun dhe Esobarin

Situata në veri të Kosovës, Vuçiç: Jam në pritje të propozimit nga Perëndimi për uljen e tensioneve! Do thërras serbët pas takimit me Lajçakun dhe Esobarin

1685566324_vui.jpg

Situata në veri të Kosovës mbetet ende e tensionuar dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç thotë se është në pritje të një propozimi nga Perëndimi.

Në një intervistë për televizionin ‘Prva’ të Serbisë, Vuçiç, tha se e di se cila është zgjidhja për përshkallëzimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe se po pret të dëgjojë propozimet e zyrtarëve perëndimorë që do shkojnë në Beograd.

"Vetëm nga e hëna, kur të dëgjoj [Mirosllav] Lajçakun dhe [Gabriel] Escobarin, atëherë do t'i thërras serbët nga Kosova për t'u konsultuar. Nuk e di se çfarë ka gjetur dikush si rrugëdalje", tha Vuçiç.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, javën e ardhshme do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.


Lajmi kryesor:

Tensionet në veri, Lajçak e Escobar javën tjetër në Kosovë! PE kërkon para ligjit sulmuesit e ushtarëve të KFOR! Vuçiç: Pres propozimin e Perëndimit


A.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale

Të dënuarit në Vlorë peticion deputetëve të Kuvendit: Miratoni amnistinë penale