Tensionet politike, një tjetër zyrtar
amerikan do të vizitojë Prishtinën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të dërgojnë edhe një diplomat në Prishtinë për të kërkuar kthimin e normalitetit në institucionet e Kosovës dhe për të rikonfirmuar mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për lidershipin e Prishtinës zyrtare.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të dërgojnë edhe një diplomat në Prishtinë për të kërkuar kthimin e normalitetit në institucionet e Kosovës dhe për të rikonfirmuar mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për lidershipin e Prishtinës zyrtare.
Top Channel ka mësuar nga burime pranë institucioneve të Kosovës, se më 26 janar Prishtinën do ta vizitojë ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit për çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee.
Sipas të njëjtave burime, zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit deri tani ka konfirmuar takimet me përfaqësuesit e Qeverisë, kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Brian Yee pritet të përsërisë qëndrimet e Sekretarit John Kerry, se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ndihmën për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral me Kosovën.
Ai mësohet se po ashtu do të përsërisë kërkesat e Shtëpisë së Bardhë për uljen e tensioneve politike dhe për kthimin e opozitës në institucione, duke kërkuar që të mos të përsëriten skenat me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Të njëjtat burime i kanë thënë Top Channel se diplomati amerikan do të përsërisë kërkesën që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialog.
Vizita e diplomatit amerikan në Prishtinë do të ndodhë vetëm një ditë para se ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi të udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.tch
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
35.2%
-
Opozitës
10.7%
-
Qytetarëve
54.1%
Vota total: 6367
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paraguai tërheq notaren e vet nga Parisi për 'sjellje të pahijshme'
5 Gusht, 22:49
-
SHBA-ja thellësisht e zhgënjyer me vendimin e Kosovës për mbyllje të degëve të Postës së Serbisë
5 Gusht, 22:45
-
Berisha çon Kalanë në SPAK, të ankohet pse u rihap çështja për vrasjet e 21 janarit: O të korruptuar, si pranuat ju padinë e gruas së viktimës?
5 Gusht, 22:34
-
Rrumbullaku pret në takim delegacionin e FBI: Skuadra të përbashkëta hetimore kundër krimit të organizuar
5 Gusht, 22:23
-
Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!
5 Gusht, 22:01
-
Mbyllja e 9 degëve të postës së Serbisë në veri të Kosovës, BE: Vendim i njëanshëm dhe i pakoordinuar
5 Gusht, 21:50
-
Zgjedhjet në Himarë, KRIIK publikon gjetjet paraprake: Persona të paautorizuar pranë qendrave të votimit
5 Gusht, 21:36
-
'Bloomberg' kërkon falje për publikimin e parakohshëm të lajmit mbi shkëmbimin e të burgosurve
5 Gusht, 21:33
-
E fshehur në kontejner me banane nga Ekuadori në Greqi, sekuestrohet kokainë me vlerë mbi 1 milion euro në portin e Pireut
5 Gusht, 21:20
-
Cërrik/ Vihet në kontroll zjarri në kodrat e fshatit Valas, zjarrfikësit po punojnë për fikjen totale të tij (VIDEO)
5 Gusht, 21:00
-
Fredi Beleri pranon humbjen e Gjikurisë, njeh Tavon si kryetar! Kërkesë kryebashkiakut socialist: Ndërto gjimnaz grek në Himarë
5 Gusht, 20:25
-
Shkupi i 'shpëton' një skandali tjetër, ngatërrohet flamuri i Kosovës me atë të Bashkimit Europian! E ndërrojnë në moment të fundit
5 Gusht, 20:19