Tensionet Rusi-Ukrainë, Biden takohet virtualisht me Putin në 7 dhjetor

Tensionet Rusi-Ukrainë, Biden takohet virtualisht me Putin në 7 dhjetor

Putin dhe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin më 7 dhjetor do të zhvillojnë një takim virtual për të diskutuar për Ukrainën dhe tema të tjera.

Ky takim virtual vjen në kohën e rritjes së shqetësimeve ndërkombëtare lidhur me synimet e Moskës teksa NATO-ja dhe ushtritë perëndimore, si dhe zyrtarët e inteligjencës, thonë se ka një grumbullim të madh të ushtrisë ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Uashingtoni dhe Kievi thonë se Moska ka grumbulluar dhjetëra-mijëra trupa, së bashku me tanke dhe artileri në perëndim të Rusisë dhe mund të planifikojë një ofensivë në fillim të janarit.

Agjencia Reuters ka cituar zyrtarë të administratës amerikane të cilët kanë thënë se presidenti Biden planifikon që të shprehë shqetësimet e SHBA-së lidhur me aktivitetin ushtarak të Rusisë dhe do të theksojë mbështetjen e Uashingtonit për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Dy ditë më parë, Biden tha se po punon në një sërë iniciativash që ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për Putinin që të përshkallëzojë ushtarakisht kundër Ukrainës.

Ukraina prej 7 vitesh po zhvillon një luftë në lindje të vendit kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, që prej se Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014. Një zyrtar i paidentifikuar i Shtëpisë së Bardhë tha se Biden dhe Putin po ashtu do të diskutojnë për një sërë temash të tjera.

Rusia i ofron mbështetje ushtarake dhe diplomatike edhe një ish-republike sovjetike, Bjellorusisë. Regjimi në këtë shtet për 16 muaj ka shtypur protestat që pasuan zgjedhjet e kontestueshme presidenciale të gushtit të kaluar, të cilat Lukashenko pretendon se i ka fituar.

Një krizë në kufirin mes Bjellorusisë dhe anëtarëve të Bashkimit Evropian, Lituanisë, Letonisë dhe Polonisë ka nisur, që prej se Minsku rriti fluturimet direkte nga Lindja e Mesme. BE-ja thotë se Bjellorusia po përdorë si “armë” migrantët nga shtetet e treta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu