Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për tensionet dhe përplasjen dje te Bregu i Lumit, ku u shembën disa banesa në kuadër të zgjatimit  të Bulevardit të Ri.

"Dhunë, gaz dhe terror nga policia kundër qytetarëve në shtëpitë e tyre! Kjo qeveri i ka tradhtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj. Te gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi!

Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve ti dëgjojnë këto këmbana alarmi, të bashkohemi, ti japim dorën njëri-tjetrit për ti dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin. Shqiperia Si Europa' deklaron Basha.

Në mbështetje të banorëve, dje kanë qenë të pranishëm edhe ish- deputetë të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, Klevis Balliu, Aldo Bumçi si dhe ish- deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.