Shemben shtëpitë tek 'Bregu i Lumit', Veliaj: Do japim banesa sociale dhe bonus qiraje

Pas më shumë se 7 orësh konfrontimesh fizike me policinë ndaj të cilëve u godit edhe me sende të forta duke lënë të plagosur 3 efektivë, shumica e banorëve te "Bregu i Lumit" kanë nisur të lënë shtëpitë e tyre. Nga përplasjet mbetën të lënduar edhe 4 banorë, të cilët bashkë me efktivët morën mjekim në spitalin e Traumës. Ndërkohë, sot kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, ka qetësuar banorët, duke i lajmëruar se do të marrin banesa sociale dhe bonus qiraje.

Aktualisht, në zonë ndodhen vetëm fadromat, të cilat po shembin shtëpitë e mbetura, dhe punonjësit e Bashkisë, që po punojnë për pastrimin e zonës. Shembja e shtëpive nisi në orën 06:00 të mëngjesit të së martës, në kuadër të zgjatimit të Bulevardit të Ri të Tiranës.

Ashtu si kurse edhe ditën e djeshme, banorët i pritën uniformat blu me gurë dhe shkopinj në duar. Pas disa përplasjeve me efektivët, situata u neutralizua vetëm pasi policia ka përdorur gazlotsjellës. Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri raportoi se disa nga banorët që sulmuan policinë janë shoqëruar në Komisariat.

Në mbështetje të banorëve, kanë qenë të pranishëm edhe ish- deputetë të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, Klevis Balliu, Aldo Bumçi si dhe ish- deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, por policia nuk i ka lejuar të afrohen tek banesat. Këta të fundit, e kanë cilësuar si të paprecedentë atë që ka ndodhur te Bregu i Lumit.

Ndërkaq, e distancuar nga ish- kolegët e partisë së saj, ka vizituar banorët e Bregut të Lumit edhe deputetja Rudina Hajdari. Në një bashkëbisedim me qytetarët, ajo është shprehur se nuk duhet të ndalen, por ta dërgojnë çështjen deri në gjykatën e Strasburgut.

Ditën e djeshme me gurë dhe shkopinj në duar, qytetarët nuk lejuan fadromat që të nisin punën, pasi sipas tyre nuk kanë marrë ende kompensimin. Në mbrëmje, dy vëllezër, Bujar dhe Idajet Durullari, u shoqëruan nga policia për shkak të rezistencës dhe akteve që bënë tëk Bregu i Lumit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:05
Veliaj: S'do të lejojmë ‘Astirizimin’ me një deputet budalla dhe media të politizuara

'Në Tiranë nuk do të lejojmë ‘Astirizimin’ e shoqërisë: kap një deputet budalla, gjej dhe nja dy media të politizuara, dhe mbaj gjithë shoqërinë peng'.  Kështu u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, me vendosmëri që të çojë deri në fund projektet siç është Bulevardi i Ri, që ndodhet në fazën e fundit të ndërtimit.

Veliaj tha se kështu do të vazhdohet çdo ditë dhe se 99% e këtij qyteti do të ecë përpara, do që gjërat të bëhen me drejtësi dhe që taksat të përdoren me kujdes. “Sot ka nisur lirimi i brezit të parë të shtëpive. Do të vazhdojmë kështu çdo ditë. Në Tiranë nuk do të lejojmë ‘Astirizimin’ e shoqërisë: kap një deputet budalla, gjej dhe nja dy media të politizuara, dhe mbaj gjithë shoqërinë peng.

99.99% e këtij qyteti do të ecë përpara, do që gjërat të bëhen me drejtësi dhe që taksat të përdoren me kujdes”, deklaroi Veliaj i cili ndodhej bashkë me ministren Manastirliu ku inspektuan punimet punimet e deritanishme në shkollën e muzikës “Servete Maçi”.

Ora 14:24
Protesta te Bregu i Lumit, reagon Veliaj: Do japim banesa sociale dhe bonus qiraje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i vendosur që të çojë deri në fund projektet madhore, siç është edhe rasti i Bulevardit të Ri, i cili është tashmë në fazën e fundit të ndërtimit të tij. “Pyetja është: i vajte ti lumit, apo erdhi lumi te ty? I vajte ti lumit! Ajo që kemi propozuar është: Kush ka ndërtuar në shtrat të lumit, aty ku përfundon bulevardi, do marrë banesë sociale. Pra, banesë për banesë. Janë shumë herë më të mira se ato që i merr lumi. Ama, t’u marrësh lekët e shkollave taksapaguesëve sepse ke ndërtuar pa leje në breg të lumit, nuk shkon. Edhe Sali Berisha që e shkatërroi këtë shtet, edhe ai nuk i përfshiu në VKM, që s’e kishte problem fare ta shkatërronte edhe më shumë. Por, kur edhe ai pati një limit të çmendurisë së vet, do të thotë që ne të tjerët duhet ta kemi patjetër një limit. Shtëpi për shtëpi, asnjë njeri jashtë, asnjë njeri i pastrehë”, sqaroi Veliaj.

Ai u shpreh se qyteti nuk mund të mbetet peng e karshillikut dhe interesave politike të një grupi të caktuar, pasi shumica e qytetarëve kanë votuar që transformimi i qytetit të ecë përpara. “Ne e kishim një qytet ku s’bëhej asnjë punë, por votuam për një qytet që të bënte gjëra. Ndaj, si një qytet që bën gjëra, do vazhdojmë të bëjmë gjëra: do vazhdojmë të bëjmë shkolla, do vazhdojë unaza te Astiri, do vazhdojë Bulevardi i Ri, se në fund të ditës shumica ka vendosur që qyteti të ecë përpara. Kush mendon se ka nevojë për ndihmë ekonomike, për banesa sociale, për bonus qiraje, për kredi të butë, do t’i marrë, por jo te Bregu i Lumit. Ajo është një hapësirë që duhet ta shijojmë dhe duhet ta shfrytëzojmë të gjithë. Oferta është aty prej 5 muajsh për banesat sociale, është kjo e vetmja mënyrë sesi mund të ndihmojmë hallexhinjtë, por pa i kthyer në hallexhinj 1 milion të tjerë që duan zgjidhje nga qyteti i Tiranës”, tha Veliaj.

Ora 13:23
Protesta te Bregu i Lumit, me plaçka në duar, banorët nisin të largohen (VIDEO)

Përplasja mes policisë dhe banorëve te Bregu i Lumit ka përfunduar. Banorët kanë nisur që të mbledhin  sendet me vlerë dhe të largohen nga banesat e tyre. Në zonë, aktualisht  ndodhen vetëm punonjësit e Bashkisë, të cilët po largojnë mbetjet nga shtëpitë e shembura. Efektivët e policisë janë larguar, e ndërsa fadromat po vazhdojnë punën në shembjen e shtëpive të mbetura.

Ora 12:43
Rudina Hajdari takon banorët e 'Bregut të Lumit': Çështjen do ta çojmë në Strasburg (VIDEO)

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ishte në zonën e Bregut të Lumit në banesat të cilat po shemben për t'i hapur rrugë ndërtimit të Bulevardit të Ri. Ajo u takua mebanorët e Bregut të Lumit, banesat e të cilave janë prishur pasi preken nga projekti për zgjatimin e Bulevardit të Ri. 

Gjatë takimit që pati me ta Hajdari tha se kjo çështje duhet të çohet deri në Gjykatën e Strasburgut. 

“Ju nuk keni faj. Ne duhet të gjejmë një mënyrë që këtë çështje ta çojmë deri në Gjykatën e Strasburgut. Do ta çojmë në Gjykatën e Tiranës, Gjykatën e Apelit dhe jam e sigurt që do fitoni.  

Unë e di që ju nuk keni forcë tani, por duhet pak gjakftohtësitë, që kjo mos i ndodhë më familjeve të tjera.  

Kjo nuk është hera e parë që policia shemb banesat në këtë mënyrë barbare. Duhet të gjejmë mënyrën për ta zgjidhur.”

Ora 11:06
VIDEO/ Momenti kur policia hedh gazlotsjellës ndaj banorëve te Bregu i Lumit

Shembja e shtëpive në kuadër të Bulevardit të Ri ishte parashikuar që të ndodhte ditën e djeshme, por për shkak të kundërshtimit me forcë nga ana e banorëve, fadroma u largua.

Edhe ditën e sotme, uniformat blu hasën sërish kundërshtimin e banorëve të cilët refuzonin që të linin shtëpitë e tyre. Por pas disa përplasjeve me efektivët, situata është neutralizuar vetëm pasi policia ka përdorur gazlotsjellës.

Ndërkohë më herët, PD ka pasur një reagim lidhur me përdorimin e gazit lotsjellës në protestë, duke e cilësuar si një rast të paprecedentë.

Ora 10:27
Ja kush janë protestuesit dhe policët e lënduar nga protesta te Bregu i Lumit

Si pasojë e konfrontimeve te zona e Bregut të Lumit, kanë mbetur të lënduar disa protestues dhe efektivë të policisë. Gazetarja Klesiana Omeri ka mësuar identitetin e personave të lënduar, të cilët aktualisht ndodhet në urgjencën e spitalit të Traumës.

Lista

Policë

Gerald Shabani- goditje në kokë

Bledar Deliu- goditje në parakrah

Arben Canaku- goditje në dorë

Protestuesit

Hazur Manderi- shembje në kokë

Flora- Mandri- shembje në gju

Xhabir Mandri dhe Destan Muca dëmtime të lehta

Ora 10:17
Protesta te Bregu i Lumit, PD: Banorët u zgjuan me gaz lotsjellës nga policia (VIDEO)

Partia Demokratike ka akuzuar policinë se ka përdorur gaz lotsjellës për të larguar banorët nga shtëpitë e tyre. Nëpërmjet një videoje publikuar në rrjetet sociale,  teksa shihet një shtëllungë e madhe tymi, PD, shkruan: Video e përdorimit të gazit lotsjellës ndaj banorëve të Bulevardit, sot në orën 6 të mëngjesit.

Ndërkohë, kështu është shprehur edhe një prej banorëve e cila ndodhet në spitalin e Traumës. Në një bashkëbisedim me ish- deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu, Flora shprehet se është dëbuar me dhunë nga policia dhe se ndaj banorëve është hedhur gaz lotsjellës.

"Flora, e dëbuar me dhunë nga policia, denoncon nxjerrjen jashtë shtëpisë me gaz lotsjellës. Ajo është e shtruar ne spitalin ushatarak me disa fraktura në trup dhe në këmbë", shkruan PD.

Ora 09:55
Braimllari nga Bregu i Lumit: Rama po dhunon gra dhe fëmijë për aferat e tij korruptive

Protestës së banorëve në Zonën e Bregut të Lumit iu është bashkuar edhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari. Ai ka drejtuar sërish gishtin nga kryeministri Edi Rama, sipas së cilit po dhunon gratë dhe fëmijët për aferat e tij korruptuese. Gjithashtu, ai ka deklaruar se në protestë është hedhur gaz helmues.

"Edi Rama dhunoi gratë dhe fëmijët për aferat e tij korruptive. Ka shoqëruar gra dhe fëmijë të moshuar në furgona policie. Gaz helmues si në aksione ushtarake kundra qytetarëve të tij. Terror dhe dhunë te Bulevardi i Ri", u shpreh Braimllari.

Ora 09:45
Protesta te Bregu i Lumit, Tabaku: E Paprecedentë, janë dhunuar banorët

Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ka cilësuar të paprecedentë atë që ka ndodhur në zonën e Bregut të Lumit. Ajo tha se, tashmë banorët nuk mund të bëjnë asgjë më shumë, e ndërsa i bëri thirrje avokatit të popullit të dëgjojë këta banorë.

" Në zonët e para jemi lidhur me banorët. Tani nuk përgjigjen në telefon, një pjesë janë në spitalin e Traumës, po operohen, disa janë në Komisariat. Nuk mund të bëjnë dot më shumë, sepse nuk mund t'i luftojnë uniformat blu. Sot i kanë kapur pa përgatitur dhe i kanë shoqëruar. Është e pa precedentë", është shprehur Tabaku.

Ora 09:38
Protesta te Bregu i Lumit, 3 persona të lënduar, 6 të tjerë shoqërohen në Polici

6 banorë të Bregut të Lumit janë ndaluar nga Policia pasi kundërshtuan me forcë uniformat blu. Siç raporton nga terreni, gazetarja Klesiana Omeri, ato ndodhen në komisariatin numër 4. Ndërkohë, si pasojë e konfrontimeve, 3 qytetarë kanë marrë lëndime në trup dhe janë dërguar në spitalin e Traumës.

Ora 09:30
Nis shembja e shtëpive te Bregu i Lumit, policia largon banorët nga banesat

Ka nisur shembja e shtëpive në zonën e Bregut të Lumit. Policia ka larguar nga banesat e tyre të gjithë qytetarët, duke lejuar kështu fadromat që të nisin punën. Gjithashtu, uniformat blu kanë larguar nga zona edhe ish- deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, Klevis Balliu dhe Aldo Bumçi, të cilët u ishin bashkuar banorëve që në nisjen e protestës së ditës së sotme.

Ora 09:28
Përplasjet tek 'Bregu i Lumit', ish-deputetët nuk lejohen t'i afrohen banesave

Ish-deputetët e Partisë Demokratike nuk janë lejuar nga policia t'i afrohen banesave tek Bregu i Lumit, teksa ka nisur shembja e tyre në kuadër të projektit të zgjatimit të Bulevardit të Ri. 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arberi: 09/04/2019 13:42

    Nese eshte percaktuar kompesimi duhet paguar pastaj tu shembet shtepia. Nese kane ndertuar pa leje atehere jepuni drejtim dhe lereni Tabakun te qete se do i ike qumeshti gjirit nga dhimbja. Po ketyre te Astirit perse nuk ju hidhni gaz lotsjellses apo ne bllokohemi ne trafik jo qeveria. Mos veproni me dy standarte, francezet e Astirit e meritonin me heret gazin lotsjelles.

    Përgjigju
  • Erik: 09/04/2019 13:41

    Game over njerez, mjaft më me paligjshmeri. Vertete jeni ne dite te keqija, sepse nuk eshte e lehte te humbesh strehen, por ky ishte rreziku i investimit qe keni ndermarre kur i keni ngritur ato shtepi pa leje. Uroj te gjeni perkrahjen e duhur sociale nga bashkia per te kaluar kete periudhe te veshtire.

    Përgjigju
  • Fahrri Bajg Fundrrina: 09/04/2019 10:20

    Ik moj Tabake osmane se partia jote beri masakra mjedisore të papara nga Konispoli në Vermosh duke lejuar bagtinë të ndërtojë ku të mundi e si të mundi. Nuk ta vret syrin ty moj fundrrin ndërtimet shëmtira të neandërtalëve? Dhe e dyta, mëso shqip o injorante..thuhet këta banorë dhe jo kto banorë. Yyyyyyyt fundrrin!

    Përgjigju
  • Ton Ton: 09/04/2019 10:18

    1 2 3 prova

    Përgjigju
  • Lomi: 09/04/2019 10:13

    Vazhdojeni deri ne Fushe Kruje jeni qe jeni. Ta morin vesh ca osht shteti

    Përgjigju
  • agim: 09/04/2019 10:01

    Futni ne burge ato plehra,jepuni dhe ndonje shqelem gjate arrestimit atyre mutrave,atyre qe jane kundr zhvvillimit atyre qe jane kundra kombit

    Përgjigju
  • Andi: 09/04/2019 09:59

    Nese kane te drejten e kompensimit, duhet ta marrin paraprakisht, pastaj te fillojne punimet. Por jane mesuar qeverite tona, i prishin shtepite dhe i japin demshperblimet me keste per nja 10 vjet.

    Përgjigju
  • xreport: 09/04/2019 09:58

    ku e cani by...n ju per popullin. doni pushtet

    Përgjigju
  • robi: 09/04/2019 09:57

    keshtu vazhdoni dhe tek Astiri dhe mos u trembni nga shpellaret e unazes, futjani koken tek zinxhiri i tankut ketij Klevis kericit te Faros se ky shkerdhate antikap. pis eshte i kudondodhur ne bllokime rrugesh,,,

    Përgjigju
  • Fahrri Mut Fundrrina: 09/04/2019 09:56

    Kapeni Krriçin tim e shalojeni n’hu se nuk ndjek zanatin tim prej spiuni në fshehtësi por del e llollomotit gjith ditën. Shalojeni ti vinë mendtë!

    Përgjigju
  • Sadetja: 09/04/2019 09:39

    Ato duhet te futen ne burg te gjithe deputet ato jane arsyja qe eshte katandis populli keshtu

    Përgjigju
  • Fredi: 09/04/2019 09:02

    Dërgoni ushtrinë të pastrohet mutëria!

    Përgjigju
    • Kometa: 09/04/2019 09:58

      PIKERISHT. Policia eshte shume e bute

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja