Tensionet tregëtare, delegacioni me zyrtarë amerikanë viziton Kinën

Tensionet tregëtare, delegacioni me zyrtarë amerikanë viziton Kinën

 Një delegacion me zyrtarë amerikanë për tregtinë do të vizitojnë Kinën për bisedime nesër dhe pasnesër për të ulur tensionet tregtare mes dy ekonomive më të forta në botë.

Delegacioni, i drejtuar nga sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin pritet të takohet me zëvendëskryeministrin, Liu He që është këshilltari kryesor ekonomik i Xi Jinping, sipas agjencisë shtetërore kineze Hsinhua.

Përveç Mnuchin, pjesë e këtij delegacioni është edhe sekretari i Tregtisë, Wilbur Ross, Përfaqësuesi Amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer, Drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar, Larry Kudlow dhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për tregtinë, Peter Navarro.

Tensionet tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit u rritën javët e fundit, pasi SHBA-ja kërcënoi me tarifa ndëshkuese deri në 150 miliardë dollarë importet kineze dhe Pekini deklaroi një përgjigje me tarifa që arrijnë deri në 50 miliardë dollarë mbi importet amerikane

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë