LONDËR – Ministri i Financës së Anglisë George Osborne, duke theksuar se tensioni mes Greqisë dhe Zonës Euro është rreziku më i madh për ekonominë e Anglisë, tha se Anglia po bën planifikim situate emergjente, raporton Anadolu Agency (AA).

Osborne i cili u përgjigj ndaj pyetjeve në emisionin televiziv Andrew Marr Show kanalin televiziv të Lajmeve të Anglisë BBC, foli kështu: "Tensioni mes Greqisë dhe Zonës së Euros, çdo ditë shton rrezikun ndaj ekonomisë Angleze. Për këtë arsye për zgjidhjen e këtij problemi do të marr pesë në mbledhjen G20 me qëllim që të nxis aleatët tanë".

Osborne i cili tha se ndarja e Greqisë nga Zona e Euros mund të krijojë ndikime negative mbi ekonominë Angleze, e vijoi kështu fjalën e tij, “Duhet të jemi të sigurt të në pikëpamje ndërkombëtare po tregohet një përpjekje për të zgjidhur këtë tension. Por në rast se ky problem na parashtrohet neve këtu në Britani, po bëjmë planifikimin e situatës emergjente.”

Ministri Osborne javën e kaluar, pas takimit që bëri me Ministrin e Greqisë Yanis Varoufakis në kryeqytetin e Anglisë në Londër, i bëri thirrje Varoufakis’it që të sillen me përgjegjësi në procesin e diskutimit ndaj borxheve të Greqisë.

Osborne, përdori këto shprehje, “E ftoj Ministrin e Financave të Greqisë të sillet me përgjegjësi. Mirëpo është e rëndësishme edhe që Zona e Eurosë të kenë një plan më të mirë për punësim dhe për zhvillim.”

Marrë nga Anadolu Agency
Redaksia Online

(d.k/Shqiptarja.com)