Turqi-SHBA, konfrontime në lidhje me blerjen e raketave ruse S-400 nga ana e Ankarasë

Turqi-SHBA, konfrontime në lidhje me blerjen e raketave ruse S-400 nga ana e Ankarasë

Turqia i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të shmangin hapat që do të dëmtonin marrëdhëniet dypalëshe.

Reagimi turk erdhi si përgjigje ndaj komenteve të zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit Morgan Ortagus, e cila ripërsëriti se Ankaraja do të përballet me "pasoja reale dhe negative" nëse blen sistemet ruse të mbrojtjes nga raketat S-400.

"E ftojmë palën amerikane të shmangë hedhjen e hapave të gabuar, duke përjashtuar diplomacinë e dialogun si dhe duke dëmtuar marrëdhëniet", tha Hami Aksoy, zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Turqisë

Pas takimit me Presidentin Trump në Osaka, Presidenti turk Erdogan tha se raketat S-400 do të mbërrijnë në Turqi në gjysmën e parë të muajit korrik.

Shtetet e Bashkuara thonë se sistemet S-400 nuk përputhen me rrjetin e mbrojtjes që përdor NATO dhe mund të vendosin në rrezik avionët luftarakë F-35 të kompanisë amerikane Lockheed Martin.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat