Protesta te “Sheshi Uillson”, Bardhi përplaset me Policinë: Po shpërdoroni detyrën, jeni me krimin e organizuar! Pse e zhurmon protestën me megafon! (VIDEO)

Tensione në nyjën e rrethrrotullimit të “Sheshit Uillson”, ku nuk mungojnë përplasjet me Policinë, e cila përsëriti thirrjet me megafon për lirim rruge.

Bardhi përsëriti se qytetarët protestojnë konform ligjit dhe Kushtetutës, kurse uniformat blu kërkuan largimin në segmenti rrugor.

“Unë nuk protestoj dot në ballkon. I nderuar punonjës i policisë, je në shkelje të ligjit. Ke detyrën për të devijuar trafikun, e ke devijuar sipas ligjit, ke mbështetjen tonë. Nuk ka nevoj për mur me mua”, tha bardhi.

Por Policia përsëriti thirrjet me megafon: 

“Të nderuar qytetarë bllokimi i rrugës është kundravajtje penale, lironi rrugën, do mbani përgjegjësi!”.

Kjo thirrje irritoi deputetin e PD, që i akuzoi dhe kërcënoi efektivët.

“Po shpërdoron detyrën, je në shërbim të krimit të organizuar apo kundër krimit të organizuar. Ne jemi këtu çdo ditë kundër krimit të organizuar dhe luftojmë me shefat tuaj që bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Ne kemi dalë për policët e ndershëm që luftojnë krimin e organizuar. Pse e zhurmon me megafon protestën në shkelje të ligjit dhe në shërbim të krimit. Sa kohë ke që nuk të është rritur rroga, po për çmimet, jemi këtu edhe për ty, edhe për zotërinë dhe për të gjithë punonjësit e policisë. Jeni për të zbatuar ligjin, jo për të sulmuar opozitën. Protesta është edhe për pensionin e nënës dhe babës tuaj”, tha deputeti demokrat në fjalën e tij.


Lajmi kryesor:

Protesta e opozitës/ Një grusht militantësh bllokojnë për 3 orë 5 kryqëzimet e Tiranës, përplasen me policinë! Noka grusht në fytyrë efektivit! Berisha: Qeveri teknike


A.Q/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur