Policia ka reaguar për tentativën e vjedhjes së bankës së nivelit të dytë në Tiranë pranë Ministrisë së Drejtësisë.
"Falë reagimit të Policisë, parandalohet tentativa për vjedhje në një bankë të nivelit të dytë, duke përdorur tunele të nëndheshme. Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në bulevardin "Zogu I" po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, falë reagimit të menjëhershëm, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë.
Shërbimet e Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit" kryer në bashkëpunim."
Lajmi kryesor: