E.Sh është ekstraduar nga Franca pasi kërkohej prej 2021 për një tentativë vrasje në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në janar 2021, në lagjen "Nënë Tereza" në Lezhë, ku 34-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. P.  

Gjykata e Lezhës në mungesë vendosi masën arrest me burg  për veprat penale "Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.   

Gjithashtu është ekstraduar nga Kosova edhe Shkelqim Ismaili, pasi në gusht të 2021 iu kapën 23 kg kanabis në Pogradec. 49-vjeçari ishte dënuar me burg në mungesë nga gjykata e Pogradecit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.