Sajmir Zalli, i cili tentoi të hidhej nga viçi pasditen e sotme në mes të Kryeqytetit, ka rrëfyer se shkak për këtë është bërë fakti që ish-gruaja nuk e linte të takonte dy fëmijët e tij. 35-vjeçari ishte divorcuar nga ish-bashkëshortja në vitin 2014, ndërsa  ka kërkuar në komisariat që ti çojnë pranë edhe fëmijët.

Nga ana tjetër ish-bashkëshortja e tij e kontaktuar nga policia thotë se me vendim gjykata ja ka lënë asaj kujdestarinë e fëmijëve, por ajo nuk e ka penguar Sajmir Zallin ti takonte fëmijët. Sipas saj ai kishte një sjellje jo të pëlqyeshme pasi shpesh herë konsumonte alkool.

Zalli ndër të tjera ka thënë se zgjodhi që të hipte në majë të vinçit në mënyrë që problemi i tij të bëhej publik.

Pasditen e sotme, Sajmir Zalli kërcënoi ka qëndruar rreth 60 minuta mbi një vinç tek Pallati i Kulturës duke kërcënuar se do të hidhej. Pavarësisht thirrjeve të policisë që të zbriste, ai ka vazhduar edhe për shumë minuta të qëndronte në mënyrë të shkujdesur në lartësi. 

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com