Policia e Fierit ka prangosur një 40-vjeçar i cili ka tentuar që të fuste në paraburgimin e Fierit lëndë narkotike.
 
Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se, Ilir Halilaj, 40-vjeç, pasi tentoi të fusë në ambientet e IEVP Fier , 6.3 gram lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës  materiale.

Sapo ekspertët kanë konstatuar një fakt të tillë kanë bërë prangosjen e 40-vjeçarit ndaj të cilit ka nisur procedimi penal për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve:.

Ja njoftimi zyrtar i policisë
Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Ilir Halilaj, 40 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi tentoi të fusë në ambientet e IEVP Fier , 6.3 gr lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës  materiale.
Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)