SARANDE- Një shtetase angleze është arrestuar në pikën kufitare të Qafë-Botës në Sarandë, pasi iu gjet në çantë një sasi fare kanabisi. 27-vjeçarja me shtetësi angleze po tentonte të kalonte një çantë me farë kanabisi në drejtim të Greqisë, por është ndaluar gjatë kontrollit të ushtruar.
 
27-vjeçarja dyshohet se e ka siguruar farën e kanabisit në rrethinat e Sarandës dhe është përdorur nga ndonjë grup kriminal për të transportuar çantën me farën e drogës së Lazaratit drejt Greqisë.
 
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)