Një 52-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi ka tentuar të kalojë shtetas të huaj jashtë kufijve të Shqipërisë. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Ismet Bajramaj, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, në kuadër të masave “Vjeshtë 2017”.
Arrestimi i 52-vjeçarit është bërë pasi në qytet Koplik, Malësi e Madhe, është kapur në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij tip Volksëagen me targë AA 151 GD, 2 shtetas të huaj Palestinez, në drejtim të Malit të Zi.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezultoi se shtetasit e huaj kishin si destinacion vendet e BE.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com