Tentoi të trafikonte kallashnikovin në 
Greqi, kapet në Kakavijë 31 vjeçari

Një 31 vjeçar ka tentuar që të trafikojë drejt Greqisë një armë zjarri tip kallashnikov, por policia kufitare e ka konstatuar duke bërë ndalimin e tij.
 
Sipas të dhënave të policisë, bëhet e ditur se, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA 819 AJ të 31-vjeçarit Amarildo Çobo është gjetur në pjesën e brendshme të derës së pasme të mjetit , në krahun e shoferit  arma e zjarrit tip automatik model 56, e mbështjellë me një copë ngjyrë portokalli.
 
Menjëherë nga forcat e policisë është bërë bllokimi i mjetit  dhe prangosja e 31 vjeçarit.
 
31 vjeçari Amarildo Çobo akuzohet  për veprënpenale ‘’Trafikim i armëve luftarake dhe municioneve’’.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kryepeshkopin, mban fjalim edhe mbesa e Anastasit! Ceremonia drejtohet nga Patriarku Bartolomeu

Lamtumira për Kryepeshkopin, mban fjalim edhe mbesa e Anastasit! Ceremonia drejtohet nga Patriarku Bartolomeu