ITALI-Arrestohet nga policia shqiptari Krenar Neziraj nga Vlora. 49-vjeçari u prangos, pasi iu gjetën dhe sekuestruan në makinë 35 kg kanabis. Ai po udhëtonte me një makinë tip ‘FIAT’ ndërsa në momentin që policia i bëri shenjë që të ndalonte, fillimisht ndaloi, por më pas u largua me shpejtësi, ndërsa një tjetër makinë policie i kishte bllokuar rrugën.
Shqiptari zbariti nga makina dhe tentoi arratisjen, por u arrestua. Pas prangosjes makina u dërgua në Raguzë për kontroll ku u zbulua kanabisi. Droga ishte e ndarë në disa pako, ndërsa mbi to ishte stampuar logoja e euros.
Lënda narkotike ishte bërë gati për tregtim, ndërsa vlera llogaritet në rreth 350 mijë euro. Sipas mediave italiane ai është korrier droge. Krenar Neziraj banonte në Vittoria, ishte me leje qëndrimi të rregullt dhe nuk ka pasur precedentë penalë.
I arrestuari Krenar Neziraj