Një 38 vjeçar shqiptar, i identifikuar nga mediat britanike si Denis Xhelili u dënua me 10 vite burg pasi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që planifikonte të importonte mijëra kg kokainë dhe heroinë në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas mediave britanike, Xhelili punonte së bashku dhe me Sulaiman Baëa, 53 vjeç, që drejtonte një kompani ngarkimi që do të përdorej për të importuar kokainën dhe heroinën nga Amerika e Jugut, Azia Jugore dhe LIindja e Mesme.
Gjatë procesit gjyqësor që nisi në dhjetor 2022 u dëgjua se ata kishin planifikuar të importonin 3 058 kg kokainë dhe 2, 357 kg heroinë.
Nëse kjo ngarkesë do të dilej në treg atëherë fitimi do të ishte 361 milionë paund.
Së bashku me partnerin e tij Sulaiman Bawa ata u zbuluan nga përdorimi telefonave të kriptuar Encrochat. Xhelili e përdorte Encrochat me emrin “QuailStar”.
Vetë Xhelili, banues në Feltham në Londër e ka mohuar. Ai u dënuan me 10 vite burg, shkruan media britanike.
Shtet racist Cuni e ka pas per perdorim personal Prandaj Duhet te falet Eshte I pafajshem Alamet cuni, I kan prishur te ardhmen
Përgjigju