Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë, 25 mijë franga zvicerane! Vihet nën hetim 40-vjeçari në Morinë

Tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë, 25 mijë franga zvicerane! Vihet nën hetim 40-vjeçari në Morinë

Paratë e sekuestruara

Një 40-vjeçar është vënë në pranga në Morinë, pasi tentoi të fuste në vendin tonë, 25 mijë franga zvicerane pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Njoftimi i policisë:

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në çantën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 25 000 franga zviceriane, të cilat shtetasi O. A., po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.   

Në vijim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. A., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".  

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprime të mëtejshme. 

Lajmi në përditësim...

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë