Tentoi të fuste kanabis në enë plastike keçapi dhe majoneze në burgun e Rrogozhinës, polica arreston 65-vjeçarin

Tentoi të fuste kanabis në enë plastike keçapi dhe majoneze në burgun e Rrogozhinës, polica arreston 65-vjeçarin

Kanabis në letër alumini

Para se të nisej për të takuar një të afërm të burgosur në burgun e Rrogozhinës së bashku me dy familjarë të tjerë, 65-vjeçari I.Z. ishte siguruar të merrte me vete kanabisin që do ia jepte të burgosurit pa rënë në sy, me pretekstin se po i çonte ushqime.

Kanabisi ishte ndarë në katër pjesë të mbështjella me letër alumini, ku gjysma ishte futur në një enë plastike me majonezë e gjysma tjetër në një enë me keçap. Në kohën kur po kalonin kontrollin përpara se të shkonin te takimi me të burgosurin, policia evidentoi se brenda enëve me majoneze dhe keçap kishte të fshehur "bimë me ngjyrë jeshile dyshuar si lëndë narkotike canabis sativa”. Për këtë, policia arrestoi në vend 65-vjeçarin që kishte me vete dy enët plastike.

Menjëherë kanë filluar veprimet e para proceduriale dhe bazuar në prova është arrestuar i I.Z., njoftoi policia.

 

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas