Spanjë-Një 36-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Spanjë pasi tentoi të grabiste një shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjësit, të martën e 30 korrikut në lagjen s’Arenal.
Sipas La Vanguardia Policia Vendore ka marrë një telefonatë nga një qytetar i cili tha se një person po tentonte të hapte grilat e dritares me qëllim që të hynte brenda.
Pasi u ‘kap’ nga pronari i shtëpisë hajduti ka tentuar të zbresë nga ballkoni për të shpëtuar, por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në rampën e garazhit, ku për pasojë dëmtoi këmbët.
Oficerët e policisë e arrestuan shqiptarin për veprën penale grabitje.