TIRANË- Një tentativë grabitjeje është ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të Tiranës, përkatësisht në zonën e Vishnjës. Një person i armatosur ka tentuar të futet në banesën e shtetasit Sh. A, por grabitësi u identifikua nga pjesëtaret e familjes.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të saj.
“Me datë 19.11.2021, në Vishnje, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. A ka tentuar të futet një person ende i paidentifikuar, dyshohet i armatosur. Ky person është konstatuar nga pjesëtaret e familjes.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat.
Nga veprimet paraprake rezulton se personi nuk është futur në banesë por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjesëtaret e familjes.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar”, njofton Policia.