Tentoi të grabiste turistin italian me thikë në plazhin e Durrësit, arrestohet 20-vjeçari nga Bulqiza. Ishte rezident në Itali (Emri)

Tentoi të grabiste turistin italian me thikë në plazhin e Durrësit, arrestohet 20-vjeçari nga Bulqiza. Ishte rezident në Itali (Emri)

I dyshuari Amarildo Dani, gjatë arrestimit

Durrës- tentohet grabitja nën kërcënimin e thikës e turistit italian, Policia identifikon dhe arreston pas ndjekjes autorin e dyshuar të krimit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 13, Plazh, teksa njoftohet se autori 20-vjeçar i ka zënë “pritën” turistit që po lëvizte me një makinë.

Policia vendore bëri me dije se i arrestuari është Amarildo Dani, banues në Bulqizë dhe rezident në shtetin fqinj, Itali.

Grupi hetimor sqaron edhe detajet e para të dinamikës së krimit. Autori ka përfituar nga errësira në rrugën e lagjes dhe nën kërcënimin e thikës kishte tentuar t’i vidhte çantën turistit. Ky i fundit ishte duke lëvizur me automjetin e tij, por agresori nuk ka mundur t'ia merrte, pasi shtetasi italian ishte larguar me automjetin e tij menjëherë. Pak pas ngjarjes turisti denoncoi edhe ngjarjen e ndodhur në Komisariatin e Durrësit.

“Bazuar në rezultatet e hetimit dhe në provat e siguruara, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., (Amarildo Dani), 20 vjeç, banues në Bulqizë dhe rezident në Itali”, bëri me dije policia vendore.

Pas veprimeve të para hetimore dhe dyshimeve të arsyeshme, dosja penale i kaloi Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën