Pamje nga rezidenca e Trump dhe Tucker Austin Martin, 21 vjeçari që ishte shpallur i humbur përpara se të vritej. 

Mediat amerikane kanë identifikuar personin e qëlluar për vdekje nga agjentët e sigurisë në rezidencën Mar-a-Lago si 21-vjeçarin Tucker Austin Martin.

Më herët, autoritetet kishin bërë të ditur se i riu, me origjinë nga Karolina e Veriut, ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij disa ditë para incidentit.

Sipas Shërbimit Sekret, ai u qëllua pasi tentoi të hynte në mënyrë të paligjshme në perimetrin e sigurisë së kompleksit në Palm Beach.

Agjentët i kërkuan të hidhte armën e gjahut dhe një bidon me lëndë djegëse që mbante me vete. Por, sipas autoriteteve, 21-vjeçari ngriti armën në pozicion qitjeje, çka çoi në reagimin e menjëhershëm të forcave të sigurisë.

Ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Hetimet për motivet dhe lëvizjet e tij para incidentit janë në vijim.


Lajmi kryesor:

SHBA/ Një 21-vjeçar tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Donald Trump, vritet nga shërbimi sekret!