Tentoi të kalojë drejt Greqisë rreth 41 mijë Euro të fshehura në çantë dhe trup, arrestohet në Kakavijë 46-vjeçarja

Tentoi të kalojë drejt Greqisë rreth 41 mijë Euro të fshehura në çantë dhe trup, arrestohet në Kakavijë 46-vjeçarja

Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një 46-vjeçare me iniciale M. Sh., ka rënë në prangat e policisë pasi po tentonte të kalonte  drejt Greqisë para të paligjshme.

Gjatë kontrollit në Kakavijë, asaj iu gjetën 41.210 euro të cilat dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i afërmve të saj. Uniformat blu sqarojnë se sasia e parave ishte fshehur në çantë dhe në trupin e gruas.

"Në vendngjarje kanë mbërritur  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare ne D.V.P. Gjirokastër, të cilët bënë sekuestrimin e shumës së eurove dhe në bashkëpunimin me Prokurorinë filluan procedimin penal ndaj 46-vjeçares për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, njofton policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)