TIRANË - Një 56-vjeçar është arrestuar ditën e sotme (11 nëntor)  në aeroportin e Rinasit pasi u kap me 4 kg e 660 gr flori kontrabandë.

Pas një hetimi 2 mujor, policia finalizoi operacionin e koduar "Lingota" për goditjen e kontrabandës së mallrave të licensuar.

Sipas policisë, 56-vjeçari me Astrit Llozhi, banues në Tiranë do të udhëtonte drejt Turqisë me sasinë e arit.

Pas informacioneve të marra nga autoritetet shqiptare, policia kontrolloi çantën personale të tij ku gjetën 3 pllaka (lingota) ari me një peshë 4 kg e 660 gr pa licensën përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Tiranë për veprën  penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.