DURRËS - Një 48-vjeçar është ndaluar në portin e Durrësit pasi tentoi të fuste kontrabandë 46 bizhuteri floriri dhe rreth 61 mijë euro.
I arrestuari me iniciale A.M. i cili udhëtonte me një minibus të linjës Shqipëri-Francë-Shqipëri iu nënshtrua kontrollit nga policia kufitare në port.
Gjatë kontrollit më të imtësishëm në vijën e dytë, autoritetet gjetën në kabinën e shoferit, 46 bizhuteri floriri dhe një shumë prej 60.960 eurosh.
Nuk dihet ende destinacioni apo prejardhja e këtyre parave dhe artikujve ndërkohë që policia arrestoi 48-vjeçarin nga Shkodra.
"Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në bashkëpunim edhe me specialistët e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në kabinën e shoferit A.M., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 60960 euro si dhe 46 artikuj (bizhuteri) floriri" - njofton policia.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të Durrësit, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë".


Eurot dhe bizhuteritë e sekuestruara
Vijon...
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.9%
-
PD
13.4%
-
Partitë e vogla
20.7%
Vota total: 1421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq dhe erërat e forta, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Durrës për dy ditët në vijim
12 Mars, 12:13
-
Sollën 50 mijë euro veshje e aksesorë kontrabandë, arrestohet shitësi i dyqanit në Tiranë e dy të tjerë
6 Mars, 12:53
-
Durrës/ Vodhën naftë nga anija e sekuestruar, arrestohet 34 vjeçari! Me shokun i dhanë 10 mijë € ryshfet policit e zëvendësuan karburantin me ujë
18 Shkurt, 11:12
-
Ruante anijen sekuestruar me naftë kontrabandë në Durrës/ Në pranga polici, mori 10 mijë € ryshfet dhe zëvendësoi naftën me ujë! Në kërkim 2 të tjerë
9 Shkurt, 13:53
-
Sekuestrohen 670 tonë naftë kontrabandë në Porto-Romano, erdhi me anije nga Tunizia e fshehur mes çimentos! Arrestohet kapiteni e dy marinarë, në kërkim 2 organizatorët (EMRAT+VIDEO)
13 Janar, 14:02
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Rama: Qendër Monitorimi me kamera inteligjente për trafikun rrugor, ndërtojmë portin më të mirë në Durrës
30 Dhjetor 2024, 12:40
-
Nga Evropa në Maqedoni të Veriut, goditet rrjeti i kontrabandës së automjeteve luksoze
29 Dhjetor 2024, 15:39
-
Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, EUROPOL çmonton organizatën kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall
27 Dhjetor 2024, 21:16
-
Korçë/ Kontrabandë bagëtish dhe cigaresh nga Greqia, 2 të arrestuar dhe 2 të tjerë nën hetim
27 Dhjetor 2024, 15:14
-
Festat sjellin shqiptarët në Atdhe/ Fluks në portin e Vlorës, Durrësit, Kakavijë dhe Kapshticë (VIDEO)
22 Dhjetor 2024, 08:59
-
Media gjermane pranon se artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara dhe i tërheq mbrapsht
17 Dhjetor 2024, 21:04