Në pikët kufitare të Kapshticës, policia në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë “goditur” nja rast të mosdeklarimit të një shume parash në euro.
Teksa po kontrollonin automjetin tip “Opel”, me drejtues 67-vjeçarin J.D., policia konstatoi shumën prej 24.530 eurosh, sasi të cilën ky person nuk i kishte deklaruar.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 24.530 euro të padeklaruara të 67-vjeçarit dhe filloi procedimi penal ndaj tij për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.