Tentoi të kalonte mallra kontrabandë, arrestohet i riu dhe doganieri në Rinas (Emrat)

Tentoi të kalonte mallra kontrabandë, arrestohet i riu dhe doganieri në Rinas (Emrat)

Foto ilustruese

Tiranë- Policia kufitare e Rinasit ka arrestuar një 26-vjecar pasi ka tentuar të kalojë mallra kontrabandë. Në pranga ka rënë edhe doganieri, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dy të arrestuarit janë identifikuar si Gerald Keta, 26 vjeç, banues në Tiranë si dhe Geron Hoxha (doganieri), 29 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë, pasi Gerald Keta tentoi të kalonte disa veshje kontrabandë, ndërsa Geron Hoxha ia ka lejuar shkeljen duke keqpërdorur detyrën.

Njoftimi i plotë:

Rinas

Tentoi për të kaluar mallra kontrabandë, arrestohet në flagrancë nga Policia Kufitare e Rinasit.

Në pranga edhe doganieri i pikës doganore të Rinasit për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Nga Specialistët e Seksionit për kontrollin e territorit në Komisariatin e Policisë Rinas, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

- Gerald Keta, 26 vjeç, banues në Tiranë.

- Geron Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë doganier në doganën Rinas).

Arrestimi i tyre u bë, pasi shtetasi Gerald Keta, në doganën Rinas tentoi të kalonte mallra kontrabandë (veshje) në mënyrë të kundraligjshme, ndërsa shtetasi Geron Hoxha (me detyrë doganier në Rinas), në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që i jep detyra, ka shërdoruar detyrën duke lejuar që të kalonte mallrat kontrabanë shtetasi i mësipërm.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”, parashikuar nga neni 174/1 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit G. K., dhe për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit G. H.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tonini: 16/08/2018 11:54

    CFARE VESHJESH breke BIZHAME KANATJERE ????? Sa pale sa jane te lejueshme 2 pale 3 pale mallera ????? Pa kuptim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale