Tentoi të kalonte me 22 mijë euro të fshehura, grekët ndalojnë dhe gjobisin shqiptarin në Kakavijë

Një shqiptar është ndaluar nga policia greke në doganën e Kakavijës, pasi po tentonte që të futej me 21.900 euro te padeklaruara.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u ndalua pas kontrollit nga doganierët grekë. Burime për Shqiptarja.com pohojnë se shqiptari u la i lirë pasi u gjobit me 25% të shumë së kapur.

Ndërkohë që theksojmë se ky është rasti i dytë brenda pak ditëve i ndalimit në kufi të personave që tentojnë të kalojnë me shuma të pa deklaruara. Në doganën e Kakavijës në dy javët e fundit janë bllokuar nga policia 116.000 euro.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I pa besushmi: 24/08/2018 20:46

    Ne kohen e sali kriminelit baheshin shume cudina,tash ajo kohe ka kalu,mesohunie ligjet e reja#une kaloj gati cdo muj ne dogane dhe kam lexu te shkrujtur qe shumat mbi 10000 euro dihet deklaru!

    Përgjigju
  • Beni: 24/08/2018 20:06

    O Z.mirditor pse e kan gabim greket?Nese jan te pastra futi ne bank pse me vete ?Nuk ishin as 10.000 euro por 22.000 euro mjaftushem per dyshime.Ju mirditoret e keni qef keshin por iku ajo kohe mesohuni ndryshe.

    Përgjigju
  • Mirditor: 24/08/2018 19:10

    Greku asht i poshter me te vertet nuk lejohet me kalu shuma te mëdha por jan hilet e grekve. Po na poshterojn si komb i baj thirrje qeveris shqiptare të ankohet te bashkimi europian se greket po na qajn karin.

    Përgjigju
    • Astrit: 24/08/2018 20:39

      Shuma e lejuar deri 9.900 euro si areporte dhe dogane.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë