Një 25-vjeçar është arrestuar në Kakavijë pasi kishte fshehur në makinën e tij 20 kg kanabis. Në pranga ra Flavio Goxho, i cili po tentonte të shkonte në Greqi, por gjatë kontrollit të mjetit të tij tip 'Volvo' në vijën e dytë në sediljet e pasme të mjetit ishte krijuar një vend apostafat ku ishte fshehur droga. Kanabisi ishte e ndarë në 17 pako me peshë totale 20 kg.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.
Po ashtu gjatë kontrollit të mjeteve të tjera në Kakavijë që po linin vendin tonë për të shkuar në Greqi është nisur hetimi edhe ndaj 5 shtetasve të huaj, 3 gjerman dhe 2 francez.
Gjatë kontrollit në vijën e dytë automjetin tip "Alfa Romeo" që drejtohej nga shtetasi V. K., 19 vjeç si dhe udhëtonin si pasagjerë shtetasit L. L., 18 vjeç dhe K. K., 19 vjeç (të tre shtetas gjerman), në bagazhin e automjetit, në vendin e gomës rezervë u gjetën 30 doza kanabis.
Edhe gjatë një kontrolli të mjetit tip "Renault" me drejtues shtetasin H. D.., 32 vjeç dhe pasagjere shtetasen M. C., 40 vjeçe, (shtetas francez), u gjetën 33 doza kanabis.