U kap me telefon në vesh në timon dhe tentoi të korruptojë efektivët, arrestohet 21 vjeçari në Tiranë! Gjatë këtij viti u goditën 10 raste të mitdhënies

Arrestohet në flagrancë 21 vjeçari Afrim Sena teksa ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë në Tiranë. I riu ka qenë duke folur në telefon gjatë drejtimit të makinës në rrugën “Imer Ndregjoni". Pasi është konstatuar nga policia, kjo e fundit e ka ndaluar me qëllim ndëshkimin me masë administrative.

Gjatë kryerjes së veprimeve 21 vjeçari me iniciale A. S., i ka ofruar punonjësit të policisë një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer. Gjatë këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 10 raste të mitëdhënies.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës godet një tjetër rast të mitëdhënies. Vihet në pranga një 21-vjeçar, pasi tentojë të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative.  Gjatë këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 10 raste të mitëdhënies. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të tentativës për mitëdhënie dhe si rezultat i kontrolleve permanente parandaluese për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në rrugën “Imer Ndregjoni”, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë konstatuar një drejtues mjeti që po përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore për shkeljen e konstatuar, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. S., 21 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liku: 09/07/2021 16:27

    Eshte bere e modes levizja e mjetit me celular ne dore shiko neper semafor kur pret sinjalin per te kaluar, shume shofere me cel ne dore jane

    Përgjigju
  • Tirana TIA: 09/07/2021 12:51

    Ky duhet ti vihet gjobë edhe për shapkat, është e ndaluar ti japesh makines me shapka, duhet kepuce ose sandale me rrip të themra, shapka eshte rreptesisht e ndaluar jashte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër